More

    Kompania ajrore Vizer suspendoi fluturime nga ish-Jugosllavia, numri më i madh i anulimeve nga Shkupi dhe Ohri

    epa08136807 Wizz Air Airbus A320-232 plane takes off from Riga International Airport, in Riga, Latvia, 17 January 2020. EPA-EFE/TOMS KALNINS

    “Vizer” është në proces të suspendimit deri në 50 linja në hapësirën e vendeve të ish-Jugosllavisë, ndërsa çdo qytet që e shërben kjo kompani do të rrezikohet.

    Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi, numri më i madh i anulimeve do të ketë Shkupi, kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, ndërsa më pas vijojnë Tuzlla, Ohri, Podgorica, Beogradi, Nishi, Prishtina, lubjana, Spliti dhe Sarajeva.

    Disa fluturime që ende janë aktive, siç janë Vjenë-Ohër, Stokholm Skavsta-Shkup dhe Memingen-Podgoricë, do të suspendohen për dy javë dhe nuk do të ketë gjatë sezonit të dimrit, shkruan portali Eks-Ju Aviacioni.

    Transportuesi pëanifikon të ripërtërijë disa linja në nëntor dhe dhjetor, por mundësia është e vogël për këtë. Shumica e fluturimeve nuk do të ripërtërihen deri në sezonin e verës të vitit të ardhshëm, i cili fillon nga fundi i marsit.

    “Vizer” është në proces të ripërtëritjes së disa linjave të cilat janë anuluar përkohësisht gjatë periudhës së verës, duke e përfshirë edhe Shkup-Turku dhe Beograd-Larnaka, ndërsa fluturimet e linjave Shkup-Nirnberg, Shkup-Kopenhagë, Shkup-Baden Baden, Shkup-Romë, Shkup-Milano, Shkup-Maltë dhe të tjerë sërish do të vendosjen për një deri në dy muaj.

    Edhe krahas uljes së komunikacionit në ish-Jugosllavi “Vizer” përhapet në vend tjetër – në Evropën Perëndimore, ndërsa kohë më parë paralajmëroi linja të reja në Norvegji.

    Kompania përballet me ulje prej 60 për qind të numrit të udhëtarëve në shtator, muaji për të cilin shpresuan se do të paraqesë fillim të ripërtëritjes.

    Sipas kompanisë ajrore, kapaciteti i saj ka mbetur për 40% më e vogël në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Këtë tetor kompania ajrore fluturon vetëm me 50 për qind të kapaciteteve të saja. Vizer nuk parasheh punë me kapacitet më të madh gjatë dimrit nëse mbahet gjendja momentale me pandeminë. Megjithatë, operacionet e vazhdueshme janë dukshëm më të mëdha nga aktivitetet e shumicës së kompanive tjera ajrore evropiane, shkruan portali Eks-Ju Aviacioni.

    List of suspended Wizz Air routes

    Route              Resumption date

    Skopje – Salzburg      MAR 29

    Skopje – Charleroi     DEC 5

    Skopje – Larnaca       MAR 28

    Skopje – Copenhagen     NOV 1

    Skopje – Beauvais     DEC 5

    Skopje – Bremen      MAR 28

    Skopje – Hanover    MAR 29

    Skopje – Baden Baden    DEC 5

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Ndryshime të reja ligjore në komunikacion: Ju konfiskohet vetura nëse nuk e regjistroni

    Përjashtim nga komunikacioni dhe konfiskim të veturës në afat prej tre ditëve nëse e njejta është e parregulluar, dhe...

    SELA dhe GASHI nuk zbatojnë gjuhën shqipe! Amandamentet e tyre vetëm në maqedonisht (Dokument)

    Qytetarët shqiptarë vazhdimisht janë mësuar të dëgjojnë deklarata bombastike nga opozita shqiptare, respektivisht Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, lidhur...

    Sela: Falja nuk është satisfaksion për mua por gjuha shqipe zyrtare

    I ftuar në emisionin e mëngjesit në Tv24 Vesti,Kryetar i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela ka folur për aktuelitet...