More

    Komuna e Sarajit “harron” ditëlindjen e Isa Boletinit

    - Marketing -

    Komuna e Sarajit vazhdon me nëpërkëmbjen e figurës së Isa Boletinit, si dhe bustit të tij i cili qëndron i vendosur në Sheshin Qendror të Sarajit.

    Edhe këtë vit institucionet lokale e veçanërisht komuna e Sarajit e cila është edhe inicijatore e vendosjes së bustit të Isa Boletinit në Saraj, nuk u kujtua që me rastin e ditëlindjes së Heroit Kombëtar të organizon manifestim e as edhe të vendosë qoftë një kurorë lule pranë bustit të Isa Boletinit në Saraj.

    Figura e Isa Boletinit si një atdhetarë i pashoq për çështjen kombëtare shqiptare meriton rrespekt të veçantë,aq më shum tani që po qëndron krenarë dhe zbukuron Sheshin kryesorë të Sarajit.

    Në një foto që sot qarkullon në rrjetet socijale, duket se neglizhencën e institucioneve më së miri e denoncoi një qytetar i cili para bustit të Isa Boletinit vendosi një letër porosi me fjalët: “Pse më vendosët dhe nuk më nderoni”

    Përndryshe shtatorja e Isa Boletinit e shkrirë në bronz dhe e punuar nga skulptori Idriz Balani u vendos me inicijativë të shoqatës “Vatra e Dërvenit” dhe e ndihmuat nga Komuna e Sarajit dhe Kryetari i saj Bekim Murati në vitin 2015.

    /Derveni.info

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Sulejman Rexhepi: Po hapen dyert e BE për RMV dhe Shqipërinë

    Me rastin e dhënies së dritës së gjelbërt nga Këshilli i Ministrave të BE për fillimin e negociatave të...

    Rosat të qeta duke kaluar rrugëve të Shkupit

    Për derisa të gjithë jemi në izolim shtëpiak pas orrër 21:00 , kafshët apo shpendët gjejnë rrugën e lirë...

    Sulejman Rexhepi: Po hapen dyert e BE për RMV dhe Shqipërinë

    Kreu i BFI-së Sulejman Rexhepi ka përshëndetur vendimin e KE për fillimin e negocijatave të RMV me Bashkimin Evropian. "Me...

    Kryetari i komunës së Zhelinës ka një njoftim për banorët

    Kryetari komunës së Zhelinës sot ka inspektuar punimet në f.Strimnicë. Për këtë ai ka njoftuar në një postim në...

    - Marketing -

    - Marketing -
    - Marketing -