More

    Kongresi konfirmon zyrtarisht fitoren, Joe Biden president i Amerikës

    Numërimi i votave të Kolegjit Zgjedhor nga një seancë e përbashkët e Kongresit Amerikan ka konfirmuar demokratin, Joe Biden, si fituesin zyrtar të zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit. Biden është presidenti i 46 i SHBA.

    Seanca e Kongresit vazhdoi pas rreth katër orësh trazira, pasi protestuesit e dhunshëm që mbështesin presidentin aktual të SHBA-së, Donald Trump sulmuan ndërtesën e Kongresit duke hyrë brenda.

    Garda Kombëtare është mobilizuar për t’iu ofruar mbështetje zyrtarëve federalë të zbatimit të ligjit.

    Një grua që është plagosur gjatë dhunës në Kongres, ka vdekur. Policia e Uashingtonit tha se tre persona të tjerë vdiqën nga “urgjencat mjekësore”.

    Kur ligjvënësit iu rikthyen seancës, qindra mbështetës të Trumpit ishin ende në rrugët e Uashingtonit, përkundër pranisë së madhe të policisë dhe shtetrrethimit të shpallur nga ora 6 e pasdites.

    “Për ata që bënë kërdi në Kongresin tonë sot: Ju nuk keni fituar. Le t’i kthehemi punës”, tha nënpresidenti Mike Pence.

    “Ne do ta certifikojmë fituesin e zgjedhjeve të vitit 2020”, shtoi udhëheqësi republikan i Senatit, Mitch McConnell.

    Amendamenti i 12-të; Ligji 137-vjeçar

    Procedurat për mënyrën se si mbahen zgjedhjet presidenciale përshkruhen në Kushtetutën e SHBA-së, në një amendament pasues dhe në një ligj të vitit 1887.

    Anëtarët e një organi politik unik, të quajtur Kolegji Zgjedhor, zgjedhin zyrtarisht presidentin, duke hedhur votat që pasqyrojnë rezultatet e certifikuara të votave të popullit në secilin shtet dhe në Distriktin e Kolumbias.

    Vota e Kolegjit Zgjedhor certifikohet më pas nga Kongresi i ri, që betohet pas Vitit të Ri dhe rreth dy javë përpara inaugurimit presidencial. Dita e inaugurimit, që është 20 janari, është e përcaktuar me Amendamentin e 12-të të Kushtetutës amerikane.

    Seanca tradicionalisht udhëhiqet nga zëvendësi i presidentit që është ende në detyrë – në këtë rast Mike Pence.

    Sipas rregullave, nënkryetari supozohet të ketë jo më shumë se një rol ceremonial – përfshirë hapjen e zarfeve që kanë votat e Kolegjit Zgjedhor dhe shpalljen e atyre rezultateve.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Është identifikuar lloji i virusit britanik në Maqedoni

    Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë analizës së të dhënave nga pacientët pozitiv në janar, në një laborator privat...

    Nga 1 shkurti e gjithë administrata të kthehet në punë

    Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë propozon që më një shkurt e gjithë administrate të kthehet në punë, të...

    Një mijë euro për 1 vit të kaluar në shërbim! Ushtarët që kanë mbushur 45 vjet do të fitojnë shpërblim financiarë nga ARM

    Ushtarët profesionistë mbi 45 vjeç tani do të kenë mundësinë të largohen nga Ushtria me shpërblim financiar, i cili...

    Nëntë viktima dhe 394 raste të reja me Covid-19, qindra të shëruar

    Në 24 orët e fundit në vend janë kryer 2236 testime për koronavirus dhe prej tyre 394 kanë rezultuar...