More

    Koreja Veriore kërcënon Shtetet e Bashkuara: E kemi një dhuratë për ju

    - Marketing -

    Koreja Veriore i ka kërcënuar në mënyrë të tërthortë Shtetet e Bashkuara në lidhje me afatin e caktuar për përparimin e bisedimeve bërthamore, duke thënë se është në dorën e Uashingtonit për të vendosur se çfarë dhurate krishtlindjesh do ta marrë nga Pjongjangu në fund të vitit.

    Administrata e liderit koran, Kim Jong-un, është përpjekur ta shtojë presionin ndaj Shteteve të Bashkuara që ta lirojë vendin e vet nga sanksionet e rënda ekonomike, duke thënë se nuk do ta vazhdojë procesin e denuklearizimit pa u larguar ndëshkimet.

    Megjithatë, negociatorët amerikanë e kanë injoruar afatin e caktuar nga Koreja Veriore për bisedime, nëse Shtetet e Bashkuara nuk lëshojnë pe deri më 31 dhjetor, duke thënë se ky është një afat arbitrar dhe artificial.

    Në një deklaratë të zëvendësministrit të jashtëm korean, Ri Thae Song, Pjonjangu e akuzoi administratën e presidentit Trump se po mundohet të blejë kohë para zgjedhjeve të vitit 2020.

    “Dialogu i proklamuar nga Shtetet e Bashkuara në thelb nuk është asgjë tjetër pos një mashtrim budalla për ta mbajtur Korenë Veriore të lidhur për dialogu. Ajo që mbetet për t’u bërë është që Shtetet e Bashkuara ta zgjedhin dhuratën që do ta marrin”, thuhet në këtë deklaratë.

    Në të kaluarën, Koreja Veriore u është referuar si dhurata testimeve provokuese ushtarake. Pas testimit të parë të raketës balistike ndërkontinentale në korrik të vitit 2017, Kim Jong-un kishte thënë se kjo armë është një pako dhuratash për amerikanët me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Vazhdojnë sulmet ndaj kosovarëve në Shkup, tani sulmohet një femër

    E.S.32 vjeçare nga Republika e Kosovës, e ka njoftuar policinë lidhur me një ngjarje të pakëndshme që i ka...

    Qeveria e miratoi Informatën për nominimin e Rekës së Thellë në Listën preliminare të UNESKO-s

    Shkup, 14 janar 2020  – Qeveria sot e shqyrtoi dhe miratoi Informatën lidhur me procedurën për nominimin e lokalitetit Reka...

    Ish-ambasadori Walker: Bota e kupton se Reçaku ka ndodhu

    Ish-ambasadori i Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE), William Walker, i cili po qëndron në Kosovë për...

    Leyen: Të hapen negociatat me Shkupin dhe Tiranën

    Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Del Leyen bëri thirrje që Ballkanit Perëndimor t’i jepet një perspektivë europiane. Gjatë...
    - Marketing -
    - Marketing -