Home / LAJME / Kosova gjunjëzon Çekinë në “Fadil Vokrri”, merr kreun në Grupin A

Kosova gjunjëzon Çekinë në “Fadil Vokrri”, merr kreun në Grupin A

Kosova ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në “Fadil Vokrri” ndaj kombëtares së Çekisë, 2 me 1.

Mysafirët e nisën më mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e 16 përmes sulmuesit Patrik Schick.

Por, Kosova barazoi shifrat përmes sulmuesit Vedat Muriqi që shënoi pas asistimit nga Rashani në minutën e 20 të ndeshjes.

E në pjesën e dytë “Dardanët” i elektrizoi Mërgim Vojvoda duke shënuar golin e epërsinë në minutën e 67 pas asistimit nga Valon Berisha.

Me këtë fitore Kosova e merr kreun e tabelës në Grupin A me tetë pikë, derisa Anglia e Çekia kanë nga gjashtë pikë.

Ndeshjen e radhës Kosova e luan në udhëtim pikërisht ndaj Anglisë.

 

About Derveni Info

Check Also

Familja Hasani bëhet me shtëpi të re, nga Zvicra në Saraj me motor, për t’ua dhuruar çelësat

Familja Hasani nga Saraji i Shkupit u bë me shtëpi të re. Ata paraprakisht kanë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *