Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Kadri Veseli, pasi ka votuar së bashku me bashkëshorten e tij, ka ftuar të gjithë qytetarët të votojnë.

“Sot është një ditë e mirë, e jashtëzakonshme për Kosovën tonë të shenjtë. I ftoj të gjithë qytetarëve t’i japim përspektivë vetëvetës, Kosovës perendimore, fëmijëve tanë, të ardhmes”, ka thënë ai.

Voton Limaj

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj, ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar.

Limaj pas votimit, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtëne tyre për të votuar.

“Sot shfrytëzuam një mundësi të jashtëzakonshme që ka çdo qytetar i Kosovës për të shprehur vullnetin e tyre të lirë, për t’i dhënë mundësi dhe shans vendit. Jam i bindur dhe shpresoj e pres që vota e qytetarëve të Kosovës do t’i jap siguri vendit, përspektivë dhe mundësi që t’i bëjë hapat e duhur. Kjo mundësi duhet të shfrytëzohet nga të gjithë qytetarët e Kosovës që të dalin të votojnë sipas bindjes së tyre dhe sonte në mbrëmje të kemi një rezultat që i siguron përspektivë e siguri vendit”, ka thënë ai.