More

    Kosova vendos masa reciprociteti ndaj Maqedonisë së Veriut

    - Marketing -

    Ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, Endrit Shala, ka vendosur masa reciproke ndaj mjaltit dhe patateve të Maqedonisë Veriore. Sipas tyre Maqedonia është duke aplikuar barriera tarifore ndaj produkteve të Republikës së Kosovës.

    Sipas komunikatës për media nga MTI, Shala ka theksuar se që nga qershori i këtij viti kur produktit të Kosovës, rasadit të peshkut i janë vendosur barrierat tarifore nga ana e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka dërguar ankesa përmes sekretariatit të CEFTA-së dhe po ashtu iu ka drejtuar me letër ministrit të ekonomisë, por që nuk kanë reflektuar.

    “Dhe tashmë kanë kaluar dy muaj dhe nuk kemi asnjë përgjigje, prandaj jam i detyruar që në mbrojtje të interesit të Kosovës, biznesit Kosovar dhe në mbrojtje të prodhimeve tona që të ndërmarr veprime të tjera ligjore, në bazë të ligjeve të Republikës së Kosovës. Sot kam marr vendim që të vendos masa reciproke për produktet e Maqedonisë së Veriut që importohen në Kosovë dhe të ndalojë hyrjen e disa produkteve në mënyrë që të detyrojë shtetin e Maqedonisë së Veriut që të reflektoj dhe të ketë tretman të barabartë për produktet e Kosovës që hyjnë në atë shtet”, tha ministri Shala.

    Ministri kosovar, Shala ka theksuar se duhet të ketë trajtim të barabartë, që sipas tij, është e vetmja rrugë që duhet të ecim përpara.

    “Reciprociteti, partneriteti dhe trajtimi i barabartë i prodhimeve kosovare gjatë eksportit në vendet e rajonit, është e vetmja rrugë me të cilën duhet të ecim përpara. Në rast se ky tretman do të vazhdojë ne do të marrim edhe hapa tjerë, jo vetëm ndaj këtij shteti por edhe shteteve tjera. Tashmë asnjë prodhim Kosovar që eksportohet jashtë nuk do të ketë tretman të pabarabartë”, ka theksuar Shala.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Xhaferi: Lista zgjedhore e BDI-së duhet freskuar, Arifi nuk do të kandidohet, Mexhiti nuk është në rrjedha

    Talat Xhaferit mbrëmë në emisionin “Click plus” tha se BDI në zgjedhjet e 12 prillit duhet ta freskojë listën...

    Kreu i BFI-së Rexhepi në vizitë tek OVL UÇK në Prishtinë

    Më 18 shkurt, 2020, në Prishtinë janë takuar Veteranët e Luftës. Në selinë e Organizatës së Veteranëve të Luftës...

    Ky është salloni i bukurisë në të cilin nuk ka pasqyre

    Kelly Vowles, pronarja e një salloni bukurie të quajtur Pixal-Rose Design, mori një vendim drastik, por të mirëmenduar për...

    Kryeministri Kurti priti kreun e ASH-së, Ziadin Sela (FOTO)

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në një takim ka pritur kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i...
    - Marketing -
    - Marketing -