More

    Kreshnik Bekteshi: Përgëzime për investime, JUS MB, nga kompani familjare në globale

    Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka marrë pjesë në promovimin e investimeve të kompanisë JUS MB, e cila ka filluar veprimtarinë nga kompani familjare në globale.

    Ministri Bekteshi ka bërë të ditur se janë bërë 2.7 milion euro në këtë biznes i cili ka qëndrueshmëri dhe afarizëm të suksesshëm.

    Ja postimi i plotë i ministrit Bekteshi:

    👏👏👏
    Kompania JUS MB edhe gjatë periudhës së pandemisë investoi në rritjen dhe zhvillimin e biznesit të saj. Në Saraj sot hapi qendrën e re distributive për të cilën janë investuar ❗️2.7 milion euro.
    Kompania JUS MB ka funksionuar me sukses në tregun vendor për 28 vite dhe nga një kompani e vogël familjare përmes investimeve të vazhdueshme është shndërruar në një qendër distributive e rangut më modern.
    👏👏Përgëzime për menaxhmentin për guximin e tyre që investuan në zgjerimin e biznesit të tyre edhe në kohë pandemie që njëkohësisht nënkupton krijim i vendeve të reja të punës dhe mbështetje e komunitetit lokal.
    Urime!

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    MAQEDONI E VERIUT: USHTARËT DO TË KUJDESEN PËR SIGURINË NË SPITALE

    Pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të paarmatosur, do të ndihmojnë institucionet dhe punonjësit shëndetësorë në...

    Tetovë: Paraqiten grabitës të armatosur me maska

    Dy persona me maska dhe armë kanë vjedhur para nga një bastore në fshatin Tearcë të Tetovës. Policia nuk...

    UNT: Mr. Blerant Ramadani prezantoi punimin me temë: “Gjenerimi i vitit tipik meteorologjik për implementim në sistemet fotovoltaike”

    Universiteti "Nënë Tereza" në Shkup vazhdon me organizinin e “Brown Bag Seminar Series" si një praktikë e re pranë...

    Zv/ministri Bekim Rexhepi, takoi ekspertin e administratës Aleksandars Antonovs

    Zv/ministri i Transportit Bekim Rexhepi sot zhvilloi takim pune me Aleksandrs Antonovs, ekspert i analizës funksionale dhe riorganizimit shtetëror,...