Home / LAJME / Kryeministri Rama ‘provokon’ sërish Greqinë…kësaj radhe me Ali Pashë Tepelenën

Kryeministri Rama ‘provokon’ sërish Greqinë…kësaj radhe me Ali Pashë Tepelenën

Kryeministri Rama ‘provokon’ sërish Greqinë…kësaj radhe me Ali Pashë Tepelenën

Në rubrikën e përditshme ‘Amarcord’ në Facebook, Kryeministri Edi Rama ka “provokuar” sërish Greqinë, kësaj radhe duke përdorur Ali Pashë Tepelenën.

Kryeministri shkruan në Facebook se revolucioni në Greqi u frymëzua nga Ali Pashë Tepelena.

Statusi në Facebook i Kryeministrit Edi Rama:

Amarcord

195 vjet më parë jepte shpirt, jo në shtrat por duke luftuar, Ali pashë Tepelena, Luani i Janinës.

Si personalitet historik, Ali pasha është ndoshta nga të rrallët që përgënjeshtron postulatin e gjithpranuar se historia u jep të drejtë fitimtarëve. Zjarri që ndezi gjeniu gjakësor i vezirit të Toskërisë, e shkrumboi aq keq rreth e rrotull pushtetin e establishmentit osman, sa në letrat e shkëmbimeve diplomatike, ai cilësohej si “plaga më e tmerrshme e perandorisë”.

Revolucioni grek, revoltat në Bullgari dhe në principatat danubiane që përfunduan të tëra me mëvetësinë e atyre kombeve, i detyrohen jo pak Ali pashës në përgatitjen e tyre sociale, ushtarake e shpirtërore.

Shumë i detyrohet Ali pashës edhe ndërgjegjësimi i krerëve shqiptarë, të cilët gjatë mesit të parë të shek. XIX, filluan ta konceptonin përfshirjen në çështjet kombëtare, siç e thotë bukur mirë studiuesi Dritan Egro, “përtej interesit të çifligjeve të tyre”.

Figura e pashait që tronditi Portën e Lartë mbetet padyshim një nga figurat më të diskutueshme të historisë sonë, por çka nuk është diskutuar as nga detraktorët e tij më të mëdhenj, është gjenialiteti i këtij kryeneçi të madh shqiptar.

About Derveni Info

Check Also

Vatër e re zjarri shpërthen në Lubin të Sarajit

Para pak çastesh ka shpërthyer edhe një vatër e re zjarri në fshatin Lubin të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *