More

    Kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, priti në takim zëvendësambasadorin e BE-së në Shkup, Julian Vasalo

    - Marketing -

    Fillimisht, kryetari Bexheti i uroi mirëseardhje zëvendësambasadorit Julian Vasalo, më pas ata vazhduan takimin duke biseduar për planifikimin e aktiviteteve te mundshme mes komunës dhe Delegacionit të BE-së në Shkup.
    Gjithashtu, në takim kreu i komunë Blerim Bexheti, potencoi realizimin e projekteve që janë implementuar në sferën e infrastrukturës, rriparimin dhe rrindërtimin e Shkollave Fillore, ndërtimin edhe të një çerdhe në vendbanimin Kondovë dhe shumë projekte që janë në procedur e sipër dhe që priten në afat të shkurtër kohorë të perfundojnë.

    Në takim u bisedua edhe për çështjet aktuale politike në vend. Kreu i komunës e ka njoftuar zëvendësambasadorin Vasalo, per vonesën që bëhet nga pushteti qëndror në implementimin e projekteve gjë që pengon efektuimin dhe realizimin me kohë të projekteve që janë në interes të qytetarëve të komunës së Sarajit.

    ‘Me rëndesi të madhe janë edhe projektet per kyçjen e rinis në aktivitete të ndryshme për zhvillimin e kapaciteteve të tyre, që në të ardhmen të kemi një kuadër të shëndoshë dhe mir të përgaditur në të gjitha sferat. Kjo do të ndikon edhe në hapjen e bizneseve te vogla dhe të mesme ne vendin tonë, gjë që do ndalon mirgrimin e të rinjëve nga Maqedonia e Veriut për të kërkuar punë në vendet evropiane por për këtë duhet bashkpunim dhe ndihmë e misionit të BE-së në Maqedonin e Veriut. Duku shpresuar në një bashkpunim shumë të ngushtë dhe reciprok me zyrtarët e BE-së, do të arrijmë këtë qëllim’, theksoi kryetari Blerim Bexheti.

    Zëvendësambasadori i delegacionit të BE-së në Shkup, Julian Vasalo shprehi gatishmëri për të intensifkuar bashkpiunimin me komunën e Sarajit.
    Dy bashkëbiseduesit kanë shqyrtuar mundësitë për bashkpunim që në të ardhmen të afirmojnë më shumë vlerat evropiane.
    Ne kuadër të vizitës, zëvendësambasadori Julian Vasalo, ka vizituar edhe Shkollën e Mesme në Saraj, ku atje ka mbajtur një fjalim motivues dhe inkurajues para nxënësve dhe ka promovuar vlerat evropiane.” – zyra për informim, Komuna Saraj.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Në Spanjë punëtorëve mund t’iu zbritet nga paga pushimi për kafe dhe cigare

    A duhet që punëtorit t’i zbritet në pagë koha shtesë e shpenzuar për cigare dhe kafe? Një kompani portugeze në...

    Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, plagosen dy persona

    Në lagjen Kolovicë të Prishtinës, janë plagosur dy persona si rezultat i të shtënave me armë zjarri. Policia ka...

    Putin: Derisa unë jam në pushtet nuk do të ketë martesa të së njëjtës gjini

    Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin deklaroi se në vend nuk do të legalizohen martesat të të njëjtë gjini derisa...

    Sekretari shtetërorë në MSHIA, Avziu konfirmon se është rregulluar sistematizimi në RTVM

    Servisi Publik duket se tashmë ka tejkaluar të gjitha problemet lidhur me sistematizimin e të punësuarve dhe punësimet e...
    - Marketing -
    - Marketing -