Home / LAJME / Kujt i pengon e kaluara e ndritur e UÇK-së së Shkodrane Dardhishtës

Kujt i pengon e kaluara e ndritur e UÇK-së së Shkodrane Dardhishtës

Pas sulmeve mediatike ndaj Valon Belës, ish drejtor ekonomik i Klinikës për Gjinekologji dhe Obstetrike ( ish luftëtar i UÇK-së, pjesëmarrës në tre luftrat e fundit shqiptare), portale të caktuara maqedonase kanë nisur një luftë të ashpër dhe të fëlliqur edhe kundrejt Shkodrane Dardhishtës, drejtore e Shërbimeve të përbashkëta në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup.

“Shqiptare e rrezikshme dhe luftarake, anëtare e BDI-së, tani është drejtore në Qendrën klinike në Shkup. Sipas fotografive që mund të gjenden në internet ajo ka marrë pjesë në dy konflikte, pjesë e UÇK-së, edhe në atë të vitit 1999 në Kosovë dhe në 2001 në Maqedoni”, shkruan portali Infomaks.mk.

Këta portale maqedonase, tutje e kanë marrë për bazë edhe komentin në Tuiter të vëllait të Sasho Ordanovskit, Vanço Ordanovski. Ai shkruan “Shkodrane Dardhishta, ‘terroriste e UÇK-së’, drejtore e Qendrës klinike –Shkup…”.

Por nga burojnë kualifikime të tilla…?!

Është fakt që Shkodranja ka qenë pjesë e UÇK-së gjatë periudhës së luftës 1999-2001, por pyesim se kujt i pengon e kaluara e ndritur e saj tani, kur ajo që 10 vite ushtron detyrën e drejtores, ndërsa pas vete ka suksese të shumta si në punësime dhe realizim të projekteve madhore.

Është e qartë se nga e ka bishtin kjo punë, sepse personalitete të tilla të UÇK-së janë sulmuar në vazhdimësi nga parti të caktuara maqedonase, qoftë VMRO-ja apo tjerë. Sot kjo po ndodhë edhe përmes individëve të caktuar siç na qenka vëllai i Sasho Ordanovskit…!

Njerëz si Shkodranja, por edhe Valoni do ta kenë mbështetjen e shqiptarëve sepse pas tyre flasin punët e tyre, projekte por edhe bekgraundi i tyre politik, patriotik dhe shoqëror.

Andaj, sulmet e njëpasnjëshme si të portaleve maqedonase dhe individë të caktuar as do të lëkundin veprën e tyre qoftë tani apo në të ardhmen.

 

About Derveni Info

Check Also

Gryka e Dervenit pushtojnë malin e Lubotenit

Bjeshkatarët e Shoqatës Malore “Gryka e Dërvenit” sot u bashkangjitën organizimit të Federatës Alpiniste të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *