More

    Labi nuk e kthen kaparin e dasmave, nuk ka virus

    - Marketing -

    Ministri në detyrë i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, ka prezantuar së fundmi masat e reja ndaj COVID-19, të cilat hyjnë në fuqi nga data 4 maj.

    I njëjti ka pohuar se viti 2020 do të jetë vit i distancës, duke shtuar se nuk do të ketë këtë vit dasma, tubime apo ahengje familjare.

    E gjithë kjo situatë duket se i afekton në masë të madhe ata që përfitojnë prej këtyre aktiviteteve, si bizneset e hotelierisë dhe turizmit, organizatorët e konferencave si dhe këngëtarët, përcjell Telegraf.

    Ish-deputeti dhe këngëtari kosovar, Labinot Tahiri, ka bërë një reagim publik së fundmi në rrjetin social Facebook, duke shkruar se është kundër këtij vendimi.

    Tahiri ndër të tjerash cek se këngëtarët e dasmave kanë marrë kapar dhe nuk mund ta kthejnë atë, pasi i kanë harxhuar paratë, teksa kreditë dhe përfitimet e tyre për jetesë janë një arsye më shumë që e rreshtojnë atë kundër këtij vendimi.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    “Përshëndetje!

    REAGIM PËR KËTO VEPRIME TË ULTA!

    Më vjen keq tej mase ku kështu klasifikohen bizneset të cilat duhet bllokohen kinse per rastin e pandemise!

    1 Ne si këngëtarë kemi marrur kopare, dhe ato nuk mund te kthehn përarsye se i kemi hargjua dhe tani si do te shtyhet dasma e njeriut qe pret ta beje dasmen!
    2 a me paguan kredine personalisht mua shteti tani që raten e kam çdo muaj 2100 €
    3 si te ja bejm me bankat, ku ato nuk pyesin?
    4 si kerkoni tatim me ju pagu edhe pse jam zero zero me pagesa kur nuk punojme pra në këtë sezonë!

    Ta merrni seriozisht këtë qështje se do të thras protesta dhe jo hajgare protesta sepse unë nuk vrapoj per protesta të partive por per jeten e qytetarëve.

    A e dini se afro 30.000 puntor staf mbesin pa punë sa i perket restoraneve kush ju jep para per muajt qe i humbin?

    Uroj që Estrada është e gatshme të reagoj dhe pronarët e restoraneve dhe të diskotekave!

    Fundja, unë fitoj nga ky profesion dhe ndaj parate e mia me skamnoret tash e 15 vite , neser me dhimet qytetari nëse nuk kam me i dhuru diqka.

    Kurfar Pandemie nuk ka as kurfar Virusi nuk ka, kjo është shperlarje e trunit të popupljve se qe 1 muaj e gjysëm jam me njerëz por hala sme vdiq kush as në shtëpi dhe as unë edhe pse pa maska e dorza para qytetarëve!

    Zoti e beft hajr e le ta lexojne yjet e e
    ESTRADES

    Nëse nuk dilni protesta unë nuk organizoj.

    Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë”.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Lëvizja BESA: Po dalin në shesh Aleancat e reja të VMRO-DPMNE!

    Në mungesë të kreativitetit për të sensibilizuar opinionin publik për t’u mbrojtur nga virusi COVID-19, ish Lëvizja Për Reforma...

    Zhvendoset administrata e Komunës së Sarajit në lokacion të përkohëshëm

    Sot kanë filluar punimet për mbindërtim të objektit të komunës së Sarajit, administrata komunale do të zhvendoset në objektet...

    Maqedoni: Mbi 60 raste të reja me Kovid-19, një i vdekur

    Më shumë se 60 persona janë infektuar me Kovid-19 në 24 orët e fundit në shtet, ndërkohë që një...

    Të shtëna me armë zjarri në Çair të Shkupit, plagoset një person

    Në orët e hershme të mëngjesit në SPB Shkup është denoncuar se në lagjen Çair në afërsi të një...

    - Marketing -

    - Marketing -
    - Marketing -