More

    LDK ngrinë negociatat me Vetëvendosjen për koalicionin

    - Marketing -

    Lidhja Demokratike e Kosovës e Vetëvendosje si duket do të pauzojnë pak sa i përket koalicionit parazgjedhor. Kështu ka deklaruar pas mbledhjes së kryesisë zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, shkruan Gazeta Express.

    Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së që zgjati dy orë ka thënë se kanë diskutuar për koalicionin e mundshëm me VV-në, por, që për të njejtin do të vendoset vetëm pasi që të numërohen krejt votat.

    “Sot në kryesinë e LDK-së, diskutuan edhe njëherë faktin që kemi një rezultat mjaft të ngushtë me VV-në pra jemi 50:50, atëherë po presim certifikimin e rezultateve finale nga KQZ-ja, duke mos përjashtuar edhe 45 mijë vota nga mërgata me kusht e të personave me afëtsi të kufizuara, prandaj negociatat do t’i zhvillojmë në momentin kur do të numërohen votat.

    “Zhvillimi i negociatave do të bëhet në momentin kur të dalin rezultatet. Rezultatet presim që të certifikohen sa më parë, në momentin e parë do të kemi takim për koalicion. Do të presim certifikimin e rezultateve në momentin që kemi rezultatin final, pavarësisht se kush del partia e parë ne do ta respektojmë vullnetin. Sot ne kemi diskutuar fakti që kemi një rezultat të ngushtë, nëse përpjestohet me dy kemi më pas se 2.500 vota dallim”, ka thënë ai.

    I njejti ka shtuar se takimi i radhës do të jetë vetëm pasi që të numërohen krejt votat.

    “Takimi i radhës do të jetë vetëm pas certifikimit të rezultateve”, ka thënë ai.

    LDK dhe VV kishin paraparë që sot të angazhonin grupe punuese për të biseduar për koalicionin e mundshëm paszgjedhor.

     

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Sela: Pritjet e qytetarëve dëshmojnë dështimin e qeverisjes aktuale

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela u bëri thirrje qytetarëve që të dalin sa më masivisht në zgjedhje,...

    Gashi: Do të angazhohemi që rroga e arsimtarit të jetë sa e deputetit

    Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, para qytetarëve të Fushë Tophanës deklaroi se koalicioni ASH- AAA do të angazhohen në...

    Murati: Aplikoni për mbështetje finansiare për bizneset e reja

    Zëvendës drejtori i Agjencionit për punësim i Maqedonisë së Veriut, Bekim Murati ka informuar se ky agjencion sot ka...

    Maqedoni: Turizmi në kolaps

    Pandemia e koronavirusit ka ndikuar që të ulet numri i turistëve të huaj, që vizitojnë vendet turistike në Maqedoninë...

    - Marketing -

    - Marketing -
    - Marketing -