Home / LAJME / Lëndohet një i ri në Liqenin e Matkës, ka goditur një shkëmb nënujor

Lëndohet një i ri në Liqenin e Matkës, ka goditur një shkëmb nënujor

Një person 19-vjeçar është transferuar në spital, pasi ka goditur një gur të zhytur në Liqenin e Matkës.

Sipas informacioneve të MPB-së, ngjarja ka ndodhur dje. Nga Qendra Urgjente në polici është denoncuar se rreth orës 18:30 është sjellur Ç.N (19) nga Shkupi me lëndime të rënda trupore.

“Sipas denoncimit, Ç.N i cili ka qenë me shoqërinë në Matkë, është hedhur nga një lartësi në liqen. Ai ka goditur një shkëmb nën ujë dhe kur ka dalur në sipërfaqe ka pasur gjakderdhje të madhe nga koka e tij”, thuhet në njoftimin e MPB.

Ata shtojnë se po punojnë për zbardhjen e rastit.

 

About Derveni Info

Check Also

Vritet presidenti vetëshpallur i “Republikës së Çamërisë”

Vritet në një atentat presidenti i “Republikës së Çamërisë”, Festim Lato. Vrasja e Festim Latos …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *