More

    Lëvizje jashtë kufijve, këto janë rregullat për qytetarët e Maqedonisë dhe Kosovës

    - Marketing -

    24/05/2020 

    Ambasada Shqiptare në Zvicër ka njoftuar qytetarët se transporti tokësor kërkon pëlqimin paraprak të shtetit tranzit. Fjala bie nëse udhëtoni nga Zvicra, duhet të merrni leje nga të gjitha shtetet që duhet kaluar përmes rrugës tokësore.

    Nisja për në vendlindje mund të bëhet vetëm me pëlqimin e autoriteteve kompetente, ku në bashkëpunim me shtetin dhe ambasadat e huaja sigurojnë kalimin e lirë të personit të caktuar.

    Sipas kësaj ambasade, kohët e fundit ka pasur raste kur shtetasit shqiptarë janë nisur drejt vendlindjes me makinë dhe janë ndaluar në vende si Italia, Sllovenia, Kroacia dhe Mali i Zi, pasi nuk kanë pasur pëlqimin paraprak për të kaluar tranzit nëpër këto vende.

    Pra për këtë arsye, të gjithë shtetasit shqiptarë, por edhe kosovarë, apo shtetas të Maqedonisë së Veriut që duan të udhëtojnë nga Zvicra për në Kosovë, përmes rrugëve tokësore së pari duhet të aplikojnë në Ambasadën e Kosovës.

    Njoftimi i Ambasadës:

    “Për shkak të masave që lidhen me situatën e pandemisë, në shumë shtete, ende nuk lejohet lëvizja e lirë e qytetarëve. Kohët e fundit, ka pasur raste kur shtetasit tanë janë nisur për në Shqipëri, Kosovë apo edhe Maqedoninë e Veriut me veturë dhe janë ndaluar në vende të si Italia, Sllovenia, Kroacia dhe Mali i Zi, sepse nuk kanë marrë pëlqimin paraprak për të kaluar tranzit nëpër këto vende.

    Për këtë arsye, ne dëshirojmë t’ju informojmë se të gjithë bashkatdhetarët tanë që duan të udhëtojnë nga Zvicra përmes rrugës tokësore, së pari duhet të aplikojnë në Ambasadë.
    Duke marrë parasysh faktin se transporti tokësor kërkon pëlqimin paraprak të shtetit tranzit, nisja mund të bëhet vetëm me pëlqimin e autoriteteve, të cilat në bashkëpunim me shtetin dhe ambasadat e huaja sigurojnë kalimin e lire të personit të caktuar”.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Spasovski: Nën kryesimin e Gjermanisë me BE-në, vendi do të nisë negociatat për anëtarësim

    Kryeministri teknik, Oliver Spasovski në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se Komisioni Evropian gjatë ditës së djeshme edhe...

    Çfarë tjetër synon BDI-ja në këto zgjedhje përveç postit të Kryeministrit, tregon Mexhiti

    Bartësi i listës për deputetë të BDI-së në njësinë zgjedhore 1, Izet Mexhiti, duke folur në Debat Zgjedhor në...

    Heroina me shami në vijën e parë të luftës me Koronavirusin

    Ndërsa shoqëria vazhdon të merret me debatin “ekziston apo nuk ekziston virusi” kjo është çështja”, disa të tjerë janë...

    Digjet vetura qeveritare. Ja detajet..

    Mëngjesin e sotëm ka shpërthyer zjarr në rrugën “Dimitar Vllahov”, ku është djegur një veturë “Audi A4” në pronësi...

    - Marketing -

    - Marketing -
    - Marketing -