More

    Lidhja hekurudhore me Shqipërinë së shpejti po bëhet realitet

    Lidhja hekurudhore mes Maqedonisë së Veriut me Shqipërinë, përveçse ka qenë një ëndër e kahmotshme ajo është edhe nevojë reale e biznesit nga të dyja anët e kufirit.

    Ndërtimi i kësaj arterie të rëndësishme rajonale ose siç njohet ndryshe Koridori 8 me ndërtimin e hekurudhës prej Kërçove deri në Lin (Pogradec) përveç që do krijojë një urë lidhëse për udhëtarët do të lehtësojë shumë qarkullimin e mallrave drejt dhe prej Shqipërie në vendin tonë dhe tutje në Bullgari e Turqi. Është dashur disa vite e dekada punë dhe angazhim deri në sjelljen e vendimit për projektimin e kësaj linje hekurudhore e cila pritet të kushtojë rreth 500 milion euro.

    Drejtori i NP “Hekurudhat e Maqeonisë- Infrastruktura”  Festim Halili para disa ditësh njoftoi se projekti  i gatshëm hekurudhor Kërçovë – Shqipëri pret dritën jeshile nga Qeverisë. Pas angazhimit maksimal dhe një pune të palodhshme rezultoi që sonte Qeveria e Maqedonisë së Veriut shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për ndërtimin e hekurudhës Kërçovë – kufiri me Republikën e Shqipërisë në dy faza, dhe e angazhoi Ministrinë e Financave të dorëzojë Kërkesë për shprehje të interesit deri te institucionet financiare ndërkombëtare dhe kreditorët bilateralë për sigurimin e mjeteve financiare në vlerë prej 426 milionë euro për financimin e fazës së parë nga projekti aksi Kërçovë – Strugë, si dhe mjete grant për ndihmë teknike në këtë projekt.

    /Derveni.info

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Izmit Nura emërohet zv/drejtor në Agjensionin për Emigracion

    Qeveria në seancën e sontme ka emëruar një pjesë të drejtorëve nëpër institucione të ndryshme ndërkohë që edhe ka...

    Kjo është lista e drejtorëve të emrëuar sonte nga Qeveria

    Qeveria në seancën e sontme ka emëruar një pjesë të drejtorëve nëpër institucione të ndryshme ndërkohë që edhe ka...

    Avni Rustemi emërohet zv/drejtor i Agjensisë për Rini dhe Sport

    Kryetari i Forumit Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim, Avni Rustemi u emërua zv. Drejtor i Agjencisë për Rini...

    Ekspozitë restrospektive e piktorit akademik Reshat Ameti në Galerinë Nacionale

    Në Galerinë Nacionale te Republikës së Maqedonisë së Veriut do të vendoset një ekspozitë retrospektive e piktorit akademik Reshat...