More

    Liqeni Treska rrezik për qytetarët – vlon nga gjarpërinjtë

    - Marketing -

    Vendi që dikur qytetarët e shfrytëzonin për t’u argëtuar dhe piknik familjar, tashmë është kthyer në një zonë të rrezikshme. Gjarpërinjë e zvarranikë të ndryshëm, qentë endacak, bari i pakrasitur, dhe uji i pisët, është fotografia momentale e Liqenit Treska.

    Edhe pse para disa ditësh nga Komuna e Sarajit u lëvdëruan, duke thënë se pas disa vitesh që është lënë në harresë liqeni, ata kishin filluar revitalizmin e liqenit.

    Mesa duket për komunën investim është vendosja e disa kontenjerëve dhe pastrimi i shtratit të Liqenit, gjë që përsëri pamundëson që qytetarët të freskohen në këtë liqen, sepse uji vazhdon të ngelet tejet i pistë.

    Në pyetjen e Almakos se çfarë do të ndodh me këtë Liqen, a do të rregullohet përfundimisht ky vend atraktiv, nga Komuna e Sarajit si organ kompetent në duart e të cilit është liqeni, edhe pas dy ditësh kanë vazhduar të heshtin.

    Lidhur me buxhetin 7 milion denarësh, që Këshilli i Qytetit të Shkupit e votoi para katër muajsh, për Liqenin e Treskës, zëdhëndësi i Qytetit të Shkupit Valon Salihu njoftoi se këtë vitë do të bëhet vetëm revitalizimi i projektit për këtë liqen.

    “Afër 3 milion denarë janë paraparë për këtë vit ndërsa tjerat për dy vitet e ardhëshme. Dua te potencoj se në fazën e parë do të pergatitet vetem projekti për revitalizimin e qytetit. Përndryshe, Qyteti i Shkupit me institucionet e veta ka ingerenca te kufizuara në Liqenin Treska, pasiqë komuna e Sarajit është ajo e cila menaxhon me Liqenin”, deklaroi Salihu.

    Të paktë ishin dhe ata që ende shfrytëzojnë kampet private të vendosura përballë Liqenit, madje kampet nuk ishin as në gjendje të mirë, kurse shumica e tyre ishin dhe në shitje. Nga ana tjetër e dukshme ishte dhe papastërtia, kurse për këtë shmebull janë nevojtoret. Por edhe pse ky liqen ka gjitha këto mangësi, dhe ende nuk përmbush kushtet elementare për t’u shfrytëzuar për freskim, si duket kjo gjë nuk i pengon qytetarët që të shijojnë kënaqësitë në ujrat e Liqenit Treska./ Arbnora Memeti – Almakos

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Thaçi: Me PDSH-në në qeveri, do të ketë funksionim të plotë të institucioneve publike

    Dje, kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi bashkë me bartësin e listës në zonë 5, Vasfi Doko dhe kandidaten për...

    Ali Ahmeti shënon 30 vjetorin e deklaratës kushtetutese

    Lideri i BDIsë Ali Ahmeti, ka shënuar sot përvjetorin e 30 të deklaratës kushtetuese të Kaçanikut. “30 vjetori i gurthemelit...

    A do mbyllet prap kifiri me Kosovën? Flet ministri Filipçe

    Rritja e numrit të rasteve të reja në Kosovë dhe Serbi, për momentin, nuk rrezikon mbylljen e sërishme të...

    Ahmeti: Të mos trembet askush nga kryeministri i parë shqiptar në RMV, ne marrim hisen tonë

    Tek BDI-ja shoh vlera që janë ndërtuar, vlera që dinë të menaxhojnë dhe drejtojnë prandaj kërkohet mbështetja e plotë...

    - Marketing -

    - Marketing -
    - Marketing -