More

    Lirimi nga Kondova, shqiptari që po ëndërron të garojë në Formula 1: Do të bëj shqiponjën në podium

    Pandemia e Covid-19 ka ndikuar në ekonominë globale, në jetën e miliona njerëzve dhe në sport. Nëse futbolli është ai që ka ngritur më tepër zërin për problemet e shkaktuara nga kriza ekonomike, edhe në botën e motorëve po ndihet shumë kjo krizë.

    Në garat me makina garon i vetmi shqiptar në kategoritë Formula, pikërisht në Formula 3. Lirim Zendeli dha një interviste ekskluzive për A2, ku tregoi ëndrrën e tij të madhe: garimin në Formula 1.

    “Kam nënshkruar një kontratë me një ekip të mirë këtë vit, besoj se kam mundësinë që të fitoj gara. Objektivi im është që të fitoj kampionatin e Formula 3 dhe shpresoj që pas 2-3 vitesh të bëhem i pari shqiptar në Formula 1”, tha Zendeli në intervistën ekskluzive për gazetarin e A2, Erald Kodheli.

    Kur u pyet nëse do të mund të shikohet ndonjëherë flamuri shqiptar në një podium të Formula 1, Zendeli u shpreh: “Shpresoj që kur të mbërrij në Formula 1 të mund të bëj shqiponjën në podium”.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Edhe dy shqiptarë në Këshillin Sportiv të ARSM-së, ja emrat e tyre

    Dy profesorët e njohur të kulturës Fizike, Arlind Huseini nga Tetova dhe Blerim Saiti nga Shkupi janë zgjedhur anëtarë...

    Shpërthen lufta e armatosur mes dy shteteve(Foto)

    Mediat azerbajxhane kanë publikuar një moment nga konflikti me forcat armene, në kufirin e diskutueshëm mes dy vendeve. Në video...

    Sërisht premtime për Liqenin Treska !?

    “Kaloi edhe kjo verë, ndërsa Liqeni i Treskës mbetet ashtu siç ka qenë! I pa rregulluar dhe i pa...

    Zaev prezanton pakon e katërt financiare

    Më shumë se 20 minuta foli për 31 masa të reja që janë pjesë e paketës së katërt të...