Home / LAJME / Lirohet Tomorr Morina, nga Shutka niset drejt Kosovës

Lirohet Tomorr Morina, nga Shutka niset drejt Kosovës

Është liruar para pak kohe nga burgu i Shutkës ish-ushtari i UÇK-së nga Gjakova, Tomorr Morina, merr vesh gazeta KOHA. Vendimi se Morina mund të niset drejt Kosovës i është dorëzuar pak minuta më parë
Paradite, anëtarët e Këshillit të Gjykatës Supreme në Maqedoni vendosën se ish pjesëtari i UÇK’së Tomorr Morina nuk duhet të ekstradohet në Serbi.
“Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë se Veriut njofton se më 14 gusht 2019 solli vendim për lëndën nr.30 2019 ku vërtetohet vendimi i Këshillit Penal i Sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion në Gjykatën Penale Shkup KIOK’KS.nr 252 19 nga 07.08.2019, i cili vendosi se nuk përmbushen supozimet ligjore për ekstradimin e personit T.M, shtetas i Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës”, thuhej në vendimin e Supremes.
Një mendim të tillë parimor juridik më 7 gusht e dha edhe Gjykata Themelore e Shkupit, të cilët pasi e rishikuan dokumentacionin e plotë të kërkesës serbe për ekstradim, sollën vendim se nuk përmbushen kushtet për ekstradimin e Tomor Morinës.
Ndërkohë, lirimin e Morinës e ka komentuar edhe zv.kryeministri Bujar Osmani.
“Vendim i duhur i institucioneve për Tomor Morinën. Tani të punojmë në zgjidhje sistemore që mos të përsëriten më ngjarje të tilla”, tha Osmani.

About Derveni Info

Check Also

Tërmet në Itali, mbyllen shkollat dhe pezullohen trenat

Një tërmet me magnitudë 4.5 shkalla Rihter ka goditur veriun e Italisë orët e para …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *