More

    Loredana mori çmim në “MTV EMA”, reagon çifti zviceran

    - Marketing -

    Çifti zviceran që po e akuzon Loredanën për mashtrim, ka reaguar pasi Loredana u shpall “Artistja më e mirë në Zvicër”, nga “MTV EMA”.
    “Loredana nuk duhet të marrë ndonjë çmim”, me këtë titull e nisi artikullin për Loredanën prestigjiozja “Blick.ch”.
    Reperja Loredana Zefi (24) është vlerësuar me çmimin “Artistja më e mirë zvicerane” nga MTV në Sevilla, Spanjë, shkruan Blick.ch, transmeton lajmi.net.
    Blick njoftoi më parë se, Loredana Zefi (24) akuzohet nga një çift nga kantoni i Valais se ua mori mijëra franga.
    Sidoqoftë, reperja u nderua si artistja më e mirë zvicerane në “MTV Europe Music Awards” në Sevilla, të Spanjës.

    Derisa Loredana pozoi në tapetin e kuq, çifti zviceran po presin për paratë në Valais.

    “Gjithçka po shkon kaq ngadalë. Deri më tani nuk kemi marrë asnjë cent. Nëse do të më takonte mua, ajo kurrë nuk do të merrte një çmim të tillë. Por, unë nuk mund ta ndryshojë atë”, ka thënë bashkëshorti i Petras.
    Ai thotë se deri tani nuk ka pasur kërkim falje, kurse shton “Do të më pëlqente sikur të kishte fituar Stefanie Heinzmann (30 vjeçe). Ajo vjen nga rajoni ynë dhe nuk i ka borxh askujt para”.
    Kujtojmë se Loredana në një konferencë para medieve në Prishtinë, kishte mohuar pretendimet e çiftit zviceran, duke thënë se Petra Z. ia kishte dhënë paratë vullnetarisht.

     

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Një ditë e bukur në mal, larg traumës së pandemisë

    "Sot, ne një grup adhuruesish të natyrës, nën organizimin e Shoqatës Malore "Gryka e Dervenit", për disa orë u...

    Muça: Kalaja e Shkupit nuk do jetë kurrë e braktisur, ne po ia rikthejm bukurinë me punën tonë!

     “Kalaja e Shkupit nuk do jetë kurrë e braktisur, ne po ia rikthejm bukurinë me punën tonë!  Shumë shpejt do...

    Ky është kabineti i Kryeministrit Hoti

    Javën e ardhshme pritet që të formohet qeveria e re e Kosovës, ndërsa "Koha.net" ka publikuar sot një listë,...

    Muhamed Zeqiri , i infektuar me COVID-19, bashkë me bashkëshorten dhe foshnjën 3 muajsh

    Ndërsa në 24 orët e fundit nga kryerja e 771 testeve kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, 62 persona, Presidenti...

    - Marketing -

    - Marketing -
    - Marketing -