More

    LSDM: Në bisedimet me BDI-në kemi rënë dakord në disa pika

    Nga LSDM-ja thonë se nga bisedimet e zhvilluara me BDI-në për formimin e shumicës parlamentare dhe krijimin e qeverisë së re janë dakorduar disa pika, mes tyre respektimi i Marrëveshjes së Prespës, Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë si dhe për respektimin e Marrëveshjes së Ohrit, por që sipas tyre ende nuk ka marrëveshje.

    ” Jemi të përkushtuar në kohezionin shoqëror, shoqëri të fuqishme dhe tolerante, sundimin e së drejtës dhe jemi të gatshëm që të kundërshtojmë çdo formë të nacionalizmit dhe urrejtjes. Kemi biseduar se programi eventual i përbashlt për qeverisje duhet të jetë në pajtueshmëri me Kushtetutën, ligjet dhe programin zgjedhor të LSDM-së dhe BDI-së”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

    Nga LSDM shtojnë se janë të nevojshme kuadro të përgjegjshme, të propozuara nga të dy palët.

    “Partitë kanë rënë dakord për pastrim të gjyqësorit dhe për kontrollim të prejardhjes së parave dhe të kapitalit të funksionarëve, përmes një sistemi që do të përpilohet bashkërisht. Bisedimet për shumicën e re parlamentare vazhdojnë, është e nevojshme shumicë stabile në Kuvend që do të sigurojë formimin e një qeverie të re të përgjegjshme që do të shpije fuqishëm drejt rrugës evropiane”, theksohet në kumtesën e LSDM-së.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Termet i fuqishëm e godet Greqinë

    Greqia është goditur sot nga një tërmet i fuqishëm. Një tërmet me magnitudë 4.4 i shkallës Rihter ka rënë të...

    Tragjedi në fshatin Krushopek të Sarajit

    Dita e djeshme ishte ditë zie për banorët e Krushopekut. Në mesditë ndodhi një tragjedi e vërtetë në fshat,...

    Sulejman Rexhepi: UÇK është simbol që s’guxon të baltoset

    Shkruan: Ish Reisi Sulejman Rexhepi Gjatë ditës së sotme opinionin tonë e tronditi lajmi për bastisjen e zyrave të OVL...

    Mbështetje prej 200 milionë eurosh për bujqit, subvencione, përshtatje me agropolitikën e BE-së, premtoi Hoxha

    Në katër vitet e ardhshme bujqësinë dhe zhvillimin rural do t’i mbështesim me mbështetje financiare vjetore prej 200 milionë...