Home / LAJME / Luanat e Futsal Shkupit Fitore bindëse ndaj Encamp

Luanat e Futsal Shkupit Fitore bindëse ndaj Encamp

Futsal Shkupi ka regjistruar fitoren më të thellë në garat europiane, pasi sonte në palestrën “Kale” në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit “B” në kuadër të paraeliminatoreve të Ligës së Kampionëve mundën kampionët e Andorrës me rezultatin 11:1, njofton “infOSport.mk”.

Gjithçka ishte fantastike, nisur nga vetë loja e lojtarëve “bardhekaltër” nga Çairi, por njëkohësisht edhe atmosfera e krijuar nga publiku me në krye “Shvercerat”, që sërish krijuan një atmosferë impozante.

Rexhep Sulejmani i cili nuk shënoi në ndeshjen e parë kundër Kardifit, sonte shpërrtheu me 3 gola, duke hapur njëherit edhe serinë e golave në këtë takim. Po aq gola realizoi edhe Erkan Seferi, ndërsa nga një gol realizuan edhe Taulant Ismaili, Aleksandar Gligorov, Dragan Petroviç dhe Erkan Shabani.

Në anën tjetër golin e vetëm për Encamp e realizoi Neira, ndërsa San Segundo në minutën e 25-të kishte shënuar në rrjetën e gabuar.

Pas kësaj fitore Futsal Shkupi merr sërish kryesimin në grupin “B” paraeliminatorë të Ligës së Kampionëve me 6 pikë dhe një gol-averazh 16:1, ndërsa në vendin e dytë me po aq pikë, renditet Lokomotiva Daugavpils, që gjatë ditës më herët mundi ekipin e Kardif University me rezultatin 5:1.

Ndeshjen e fundit dhe ndoshta vendimtare në këtë grup Futsal Shkupi do ta zhvillojë kundër ekipit të Lokomotiv Daugavpils nga Letonia të shtunën me fillim në ora 20:00, ndërkohë me fillim në ora 17:30 do të takohen dy skuadrat më të dobëta të këtij turneu, Kardif dhe Encamp.

About Derveni Info

Check Also

Familja Hasani bëhet me shtëpi të re, nga Zvicra në Saraj me motor, për t’ua dhuruar çelësat

Familja Hasani nga Saraji i Shkupit u bë me shtëpi të re. Ata paraprakisht kanë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *