More

    Maqedoni: Mijëra puntorë mbeten të pa punë

    - Marketing -
    Gati 15,000 punëtorë të hotelierisë janë larguar nga puna që nga paraqitja e koronavirusi. Hotelierët njoftojnë se nuk do të përdorin masat qeveritare, dhe shteti t’i përdorë drejtpërdrejt këto para për ata që humbën punën. Masat e miratuara për këtë sektor janë të pamjaftueshme dhe të paqarta, dhe në vend të ndihmës ata do të na sjellin borxhe shtesë, thonë nga grupi.

    Kur institucionet nuk na ndihmuan të kujdesemi për njerëzit në sektorin tonë, tani do t’i lejojmë shtetit të kujdeset drejtpërdrejt për ta. Në këtë mënyrë, institucionet do të jenë në gjendje tu ndihmojnë atyre drejtpërdrejt pa na futur në borxhe me kreditë për kontribute dhe kosto të akumuluara”-tha Martin Angelovski, Grupi i hotelierisë.

    Do të ketë largime masive nga puna në mikrobizneset deri në 10 të punësuar, nëse qeveria nuk miraton masa të tjera. Përfaqësuesit e ndërmarrjeve të vogla që punësojnë deri në 50 persona thonë se nuk duan të largojnë nga puna, por me masat aktuale të qeverisë ata së shpejti do të duhet ta bëjnë këtë.

    Është koha për të propozuar masa, që nuk do të jenë diskriminuese dhe nuk do të vlejnë për dikë më shumë, e për dikë më pak, dhe ne kemi mbetur në prag të kolapsit, si qytetarë të klasës së dytë pa ndonjë ndihmë”-theksoi Katerina Petrovska, Grupi i mikrobiznesëve.

    Të dy sektorët kërkojnë që paga dhe kontributet e punonjësve të tyre të merren përsipër nga shteti në muajt e ardhshëm. Sipas të dhënave të publikuara një ditë më parë në Alsat, më shumë se 20,000 njerëz kanë humbur punët e tyre vetëm në muajin e kaluar./Derveni.info

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Lëndohet babai i Boban Iliçit, vrasësit të Almirit nga shperthimi i një granate?!

    Dy piroteknikë në Drejtorinë e Mbrojtjes dhe Shpëtimit u plagosën pasi shpërtheu një granatë kundër rrufeve. Informacioni për Sitelin u...

    Rama uron “rrugëtim të mbarë” qeverisë së re të Kosovës

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka uruar rrugëtim të mbarë qeverisë së re në Kosovë, pas votimit të...

    Fillon ndërtimi i rrugës për Krushopek të epër

    Pas shum kohë pritje dhe premtime, më në fund duket se kërkesa e banorëve të Krushopekut për rrugë me...

    Zekiri bashkë me bashkëshorten dhe fëmijën janë hospitalizuar në Klinikën Infektive

    Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe ka folur sonte edhe për gjendjen shëndetësore të deputetit dhe nënkryetarit të LSDM, Muhamed...

    - Marketing -

    - Marketing -
    - Marketing -