More

    Maqedoni/ shpallet konkursi për bursa për nxënësit dhe studentët, ja deri kur afatet?

    Ministria e Arsimit dhe Shkencës rikujton se në rrjedhë është Konkursi për aplikim për bursë për nxënës për vitin shkollor 2020/2021 i cili zgjat deri më 9 nëntor.

    Konkurset janë shpallur në ueb faqen e MASH-it, ndërsa dokumentet e nevojshme ( gjenden në linkun) mund të dorëzohen edhe në formë të letrës përmes arkivit të MASH-it, ose në mënyrë elektronike përmes internet platformës www.konkursi.mon.gov.mk. Kandidatët të cilët aplikojnë në mënyrë elektronike nuk janë të obliguar që dokumentet t’i dorëzojnë në formë të letrës dhe anasjelltas, ndërsa për nxënësit të cilët për ndonjë arsye nuk kanë mundësi ose nuk do të zgjedhin të aplikojnë në mënyrë elektronike, dokumentet i dorëzojnë vetëm në letër në MASH, ndërsa aplikimi do të konsiderohet i vlefshëm dhe do të jetë lëndë e shqyrtimit të komisionit kompetentë.

    Duke e marrë parasysh gjendjen momentale epidemiologjike në vend, në interes të mbrojtjes së shëndetit personal, dhe mbrojtjes së shëndetit publik, Ministria e Arsimit dhe Shkencës Ju bënë thirrje kandidatëve potencial për të fituar bursën , nëse kanë mundësi të shfrytëzojnë mënyrën elektronike për parashtrimin e aplikacionit, i cili është i sigurt, por edhe i zakonshëm sa i përket dorëzimit të dokumenteve në formë të letrës në hapësirate MASH-it.

    Rikujtojmë se përveç kategorive të zakonshme të bursave të cilët ishin deri më tani: bursa për mbështetje sociale të nxënësve, bursa për nxënës të talentuar, për nxënës të talentuar sportist, fëmijë pa prindër dhe për nxënës me nevoja të veçanta , për nxënës të regjistruar në ASHS “ Akademinë për sport”, bursa për nxënës Rom dhe nxënës nga profesioni hotelieri-turizëm , për këtë vit shkollot Ministria e Arsimit dhe Shkencës siguron edhe disa kategori plotësuese të bursave për nxënësit nga arsimi i mesëm profesional.

    Gjithashtu, mundësi apliki kanë edhe nxënësit e drejtimeve makineri, bujqësi-veterineri, tekstil –lëkurë, elektroteknik dhe ndërtimtari- gjeodezi. Përzgjedhja e këtyre drejtimeve është bërë në bazë të kërkimit për nevojat e shkathtësive të tregut të punës në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2020, realizuar në bashkëpunim me Agjencionin e Punësimit .

    Përveç Konkurseve për ndarjen e bursave për nxënës njoftojmë se në rrjedhë është gjithashtu edhe Konkursi për kthimin e mjeteve për blerjen e instrumentit muzikor për vitin shkollor 2020/2021, ku 25 nxënësve të regjistruar në shkollat e mesme shtetërore ku realizohen planet dhe programet mësimore për art muzikor, ndërsa i plotësojnë kushtet sipas Konkursit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ua kthenë një pjesë të mjeteve për instrument muzikor të blerë në vlerë prej 75% të mjetetve të paguara , mirëpo jo më shumë se 100.000 denarë për instrument. Aplikimi zgjat 60 ditë nga dita e shpalljes së Konkursit.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Flet ministresha Carovska: Ja kur përfundon gjysëmvjetori shkollor?

    “Gjysmëvjetori i parë i vitit shkollor 2020/2021 do të përfundojë në fund të vitit, ndërsa sërish do të fillojë...

    E mërkura nis me mjegull dhe vranësira kalimtare

    Dita e mërkurë parashikohet të ketë mot kryesisht të kthjellët e vranësira kalimtare. Temperaturat parashikohen në: zonat malore -2°C deri në...

    Qeveria sonte emëroi drejtorë të rinj. Ja emrat..

    Shkup, 24 nëntor – Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme vazhdoi me shkarkimin dhe emërimin e...

    Xhaka nuk dëshiron të largohet nga Arsenali

    Granit Xhaka duket se nuk e ka në plan të largohet nga Arsenali edhe pse disa vite.   Mesfushori shqiptar me...