More

    Maqedonia e para me vdekje nga Covid19 në Ballkan

    Të dhënat flasin se Maqedonia e Veriut gjendet në mesin e 10 vendeve të Evropës sipas numrit të vik timave në 1 milion banorë. Konform numrave të fundit kanë ndërruar jetë 240 pacientë në 1 milion banorë që Maqedoninë e rendit në vendin e 9-të në Evropë dhe e bën lider në rajon

    Ballkani Perëndimor mund të konsiderohet si vatra e re e nxehtë e koronavirusit në Europë. Vetëm në 24 orët e fundit në të 6 shtetet e rajonit, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mal të Zi, Serbi e Bosnje janë regjistruar 1334 raste të reja infektimesh dhe 41 vik tima.

    Prej disa ditësh, infektimet ditore janë mbi 1 300 në gjithë rajonin tonë që ka një popullsi prej afro 18 milionë banorësh. Ritmet ditore të infektimit janë më të lartat se në çdo vend tjetër të Europës që ka një popullsi të njëjtë apo më të madhe. Spanja që ka mbi dyfishin e popullsisë dhe ka qenë vatra e dytë më e madhe e kontinentit ka raportuar mbi 2 mijë raste të reja infektimesh gjatë 24 orëve të fundit, më e larta në Europë për një shtet të vetëm, por që gjithsesi është më e ulët se vendet e Ballkanit Perëndimor, në përpjesëtim me numrin e popullsisë.

    Sipas shifrave më të fundit, në vendet e Ballkanit Perëndimor infektohen çdo ditë 0.007% e popullsisë, ndërsa në Spanjë e njëjta përqindje është 0.004. Aktualisht Bosnja është vendi me numrin më të lartë të infektimeve ditore në rajon, siç duket edhe në këtë tabelë. Ndërsa vendet me më pak infektime ditore në rajon janë Shqipëria dhe Mali i Zi.

    Në ndërkohë, në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 75 raste të reja me COVID-19 duke e çuar numrin e përgjithshëm në 11.202 të prekur. Autoritetet e shëndetësisë kanë raportuar edhe për 5 vik tima tjera kurse janë shëruar 136 pacientë. Deri më tani janë bërë mbi 105 mijë testime që do të thotë se çdo i dhjeti i testuar ka rezultuar pozitiv. Sipas statistikës zyrtare, çdo i njëzet i dyti rast pozitiv përfundon me vd ekje.

    Të dhënat flasin se Maqedonia e Veriut gjendet në mesin e 10 vendeve të Evropës sipas numrit të vik timave në 1 milion banorë. Konform numrave të fundit kanë ndërruar jetë 240 pacientë në 1 milion banorë që Maqedoninë e rendit në vendin e 9-të në Evropë dhe e bën lider në rajon. Nga Ballkani, Bosnja e Hercegovina shënon 110 vik tima në 1 milion banorë, në Mal të Zi 83 vik tima, në Serbi – 68 dhe në Shqipëri – 60. Statistikë më e mirë shënohet në Greqi ku nga fillimi i krizës kanë ndërruar jetë 209 pacientë apo 20 në 1 milion banorë.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Sulejman Rexhepi: UÇK është simbol që s’guxon të baltoset

    Shkruan: Ish Reisi Sulejman Rexhepi Gjatë ditës së sotme opinionin tonë e tronditi lajmi për bastisjen e zyrave të OVL...

    Mbështetje prej 200 milionë eurosh për bujqit, subvencione, përshtatje me agropolitikën e BE-së, premtoi Hoxha

    Në katër vitet e ardhshme bujqësinë dhe zhvillimin rural do t’i mbështesim me mbështetje financiare vjetore prej 200 milionë...

    Saraj: Qyteti i Shkupit me aksion ekologjik

    Në Komunën e Sarajit sot filloi aksioni i madh ekologjik i Qytetit të Shkupit dhe Qeverisë për dorëzimin e...

    Njoftim i rëndësishëm për ata që duan të hyjnë e të dalin nga Gjermania deri më 30 Shtator

    Për shkak të pandemisë së koronës qeveria gjermane e ka shtyrë deri me 30 shtator paralajmërimin për rrezikun e...