More

    Mbështetje prej 200 milionë eurosh për bujqit, subvencione, përshtatje me agropolitikën e BE-së, premtoi Hoxha

    Në katër vitet e ardhshme bujqësinë dhe zhvillimin rural do t’i mbështesim me mbështetje financiare vjetore prej 200 milionë eurosh dhe do të bëjmë pagesë në kohë të subvencioneve sipas parimit 30 për qind të lartësisë së subvencioneve që masat kryesore të paguhen 30 ditë pas miratimit, ndërsa 70 për qind sipas kalendarit të pagesës, paralajmëroi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arianit Hoxha.

    “Në katër vitet e ardhshme do të punojmë në krijimin e politikave të cilat janë në pajtim me obligimet e përgjithshme dhe drejtimet e shtetit për aftësimin ndaj politikës së përbashkët bujqësore të BE-së. Detyrë e jona është me strategjinë dhe mbështetjen e përshtatshme bujqësia të bëhet një prej degëve më produktive dhe më të shpagueshme përmes shfrytëzimit të të gjitha resurseve natyrore që i ofron shteti ynë”, tha Hoxha gjatë prezentimit të letrës mandatare.

    Premtoi se do të sigurojnë kushte për prodhimtari bujqësore më rentabile përmes rritjet së bashkëfinancimit të shpenzimeve për furnizimin e naftës së gjelbër.

    “Këtë vit shteti i mbulon 50 për qind të shpenzimeve, ndërsa kjo përqindje çdo vit do të rritet dhe deri në fund të vitit 2024 do të subvencionohet 100 për qind”, theksoi Hoxha.

    Do ta vazhdojmë, shtoi, procesin e konsolidimit të tokës bujqësore, do t’i motivojmë bujqit e rinj deri në 40 vjeç të mbeten në bujqësi përmes ndarjes së granteve deri në 20.000 euro dhe do ta rrisim mbështetjen për gratë fermere deri në fund të vitit 2024.

    “Do të formohet edhe Fondi intervent në programin për pagesa të drejtpërdrejta, ndërsa prioriteti ynë do të jetë investimi në infrastrukturën e kullosave në partneritet publiko-privat dhe ndërtimin e digave dhe sistemeve për furnizim me ujë”, potencoi Hoxha.

    Theksoi se shteti ynë këtë vit ndodhet në njërën prej periudha më të vështira para, siç tha, sfidës më të madhe, përballjen me kanosjen globale për shëndetin e njerëzve – virusin e Kovid-19.

    “Por edhe krahas rreziqeve për shëndetin e njerëzve pasoja prej kësaj pandemie globale ka edhe ekonomia duke e përfshirë edhe bujqësinë. Pikërisht kriza shëndetësore dëshmoi se prodhimi vendor i ushqimit dhe produkteve ushqimore është më i rëndësishmi”, theksoi Hoxha.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Izmit Nura emërohet zv/drejtor në Agjensionin për Emigracion

    Qeveria në seancën e sontme ka emëruar një pjesë të drejtorëve nëpër institucione të ndryshme ndërkohë që edhe ka...

    Kjo është lista e drejtorëve të emrëuar sonte nga Qeveria

    Qeveria në seancën e sontme ka emëruar një pjesë të drejtorëve nëpër institucione të ndryshme ndërkohë që edhe ka...

    Avni Rustemi emërohet zv/drejtor i Agjensisë për Rini dhe Sport

    Kryetari i Forumit Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim, Avni Rustemi u emërua zv. Drejtor i Agjencisë për Rini...

    Ekspozitë restrospektive e piktorit akademik Reshat Ameti në Galerinë Nacionale

    Në Galerinë Nacionale te Republikës së Maqedonisë së Veriut do të vendoset një ekspozitë retrospektive e piktorit akademik Reshat...