More

    MBROHET MAGJISTRATURA E PARË NË UNIVERSITETIN ‘NËNË TEREZA’ NË SHKUP

    - Marketing -

    Sot në hapësirat e Fakultetit të Shkencave Teknike të Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup, kandidati për magjistër në drejtimin ‘Inxhinieri ekonomike dhe menaxhment’, Onur Bekiri, me sukses mbrojti temën e parë të magjistraturës në këtë fakultet, që njëherit paraqet edhe temën e parë të magjistraturës së mbrojtur në UNT.

    Punimi i magjistraturës së kandidatit Onur Bekiri titullohet: “Analizë e strategjive të implementuara në krijimin dhe zhvillimin e produktit të ri nga kompanitë prodhuese në Maqedoninë e Veriut”.

    Krijimi dhe zhvillimi i suksesshëm i produktit të ri është një gurthemel kryesor i suksesit të firmës. Në kohët e sotshme kur kemi një sasi dërmuese të produkteve të reja, është e rëndësishme të hulumtohet se cila është strategjia kyçe për suksesin e këtyre produkteve.

    Në këtë punim, objektivi kryesorë është hulumtimi dhe nxjerrja e rezultateve se cilat janë strategjitë të cilat kompanitë në Maqedoninë e Veriut i zbatojnë për krijimin dhe zhvillimin e plasimit të produkteve të reja.

    Komisioni i vlerësimit të këtij punimi të magjistraturës ishte në përbërje të profesorëve të FSHT-së: Doc.Dr. Bukurije Imeri Jusufi – kryetare, Doc. Dr. Neritan Turkeshi, si dhe Prof.Asoc.Dr. Agim Mamuti – mentor.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    “Përshëndetje, quhem Covid 19”, letra që po trondit rrjetin në mbarë botën

    E gjithë bota po lufton me një pandemi të tmerrshme, e cila po shkatërron atë ngadalë. Koronavirusi është përhapur...

    Restoranti i emigrantit nga Radusha e Shkupit ndan ushqime falas për të moshuarit dhe spitalet në Amerikë

    Roma’s Italian Restaurant në pronësi të emigrantit nga Radusha e Shkupit ka marrë një aksion të madh humanitar. Ky...

    Sulejman Rexhepi: Po hapen dyert e BE për RMV dhe Shqipërinë

    Me rastin e dhënies së dritës së gjelbërt nga Këshilli i Ministrave të BE për fillimin e negociatave të...

    Rosat të qeta duke kaluar rrugëve të Shkupit

    Për derisa të gjithë jemi në izolim shtëpiak pas orës 21:00 , kafshët apo shpendët gjejnë rrugën e lirë...

    - Marketing -

    - Marketing -
    - Marketing -