Edhe nëse distanca e ecjes nuk është e largët dhe përfshin vetëm pak kilometra ecje, dalja jashtë ka një ndikim pozitiv në mirëqenien mendore të njerëzve. Edhe pse shkenca nuk e ka zbuluar ende saktësisht pse natyra është kaq terapeutike, hulumtimi mbështet gjetjet e studimeve të shumta të mëparshme të cilat tregojnë një lidhje midis aksesit në hapësirën e gjelbër dhe një rreziku të reduktuar të problemeve të shëndetit mendor.
Në dritën e studimit, Fondacioni i Shëndetit Mendor është bashkuar me Fondin Botëror për Natyrën për të krijuar një udhëzues për shëndetin mendor. Udhëzuesi i titulluar “Lulëzo me natyrën”, eksploron këtë marrëdhënie midis botës natyrore dhe mirëqenies sonë mendore. Udhëzuesi shikon se si natyra mund të mbështesë mirëqenien pozitive mendore por gjithashtu konsideron se si edhe ne mund të ndihmojmë natyrën.
Pikërisht për këtë arsye shum njerëz në tërë botën gjat vitit 2020 kanë shtuar daljet dhe ecjet në natyrë në formë të organizuar.
Edhe në vendin tonë klubet sportive malore kanë shtuar aktivitetin e tyre dhe kanë rritur numrin e antarëve të rinj. Një nga ta është edhe Klubi Malor “Gryka e Dervenit” e cila ka rritur ndjeshëm numrin e antarëve të rinj dhe pjesmarrëve nëpër ecjet të cilat i kanë organizuar. Nga klubi thonë se gjat vitit 2020 rreth 1000 pjesmarës kanë presentuar në aktivitetet e tyre që është një rritje e dukshme e interesimit për pjesmarrje në ecjet dhe kampingjet në natyrë. Ata gjithashtu pohojnë se edhe këtë vit presin antarë dhe ma shumë pjesmarrës të rinj në klubin malorë.
/Derveni.info