More

    Mekë: Gjykata e hedh poshtë rastin për shembjen e vinçit që mbyti 111 njerëz

    Një gjykatë saudite e ka hedhur poshtë padinë kundër 13 të dyshuarve të cilët përballeshin me proces gjyqësor për shkak të shembjes së një vinçi në Mekë në shtator të vitit 2015 ku u mbyten 111 pelegrinë.

    Gjykata Penale e Mekës në vendimin e saj të 26 janarit ka thënë se nuk ka autoritet mbi këtë rast, që u hap në muajin gusht.

    Qindra njerëz janë lënduar gjatë kësaj shembjeje, e cila ndodhi vetëm pak ditë para nisjes së pelegrinazhit vjetor të haxhit.

    Gazetat që kanë lidhje me shtetin kanë thënë se gjashtë sauditë, përfshirë edhe një miliarder, dy pakistanezë, një kanadez, një jordanez, një palestinez, një egjiptian, një nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe një nga Filipinet janë përballur me gjyqin, por emrat e tyre nuk janë bërë të ditur.

    Të gjithë kanë qenë punonjës të grupit saudit “Binladin”, kompania e madhe e ndërtimit që e operonte vinçin e shembur. Kjo kompani ishte themeluar nga babai i themeluesit të Al Kaidës, Osama bin Laden, para 80 vjetësh.

    Në kohën kur vinçi 1350 tonësh u shemb, kishte erëra të fuqishme. Vinçi ra mbi Xhaminë e Madhe ku gjenden zonat më të shenjta islame, përfshirë edhe Qaben, duke hedhur mbi besimtarët copa të mëdha të betonit, raporton Evropa e Lirë.

    Tragjedia e 11 shtatorit ka qenë e para nga dy incidentet e mëdha që e karakterizuan haxhin e atij viti. Një ikje në rrëmujë e pelegrinëve më 24 shtator ka vrarë mbi 2400 njerëz.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Ish-ministri i policisë Jankullovska përfundon në burg (FOTO)

    Ish-ministrja e Brendshme, Gordana Jankiullovska është dërguar në burgun e Idrizovës. Policia konfirmon se që sot Jankullovska do të...

    Pa energji elektrike nesër vendbanimi Krushopek dhe një pjesë e vendbanimit Saraj

    Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, nesër pa energji elektrike do të mbesin...

    Trump: Hoti e Vuçiq u përqafuan në Shtëpinë e Bardhë

    Presidenti i SHBA Donald Trump tha se udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës u përqafuan Shtëpinë e Bardhë dhe se...

    FILIPÇE: HAPJA E KUFIJVE, E NJËKOHËSISHME DHE PA PCR TEST

    Hapja e kufijve e njëkohësishme dhe pa PCR test negativ. Kështu ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i...