More

    Memeti: Rritet numri i ankesave për shqetësim në vendin e punës

    - Marketing -

    Sivjet ka rritje enorme prej mbi 50 për qind të numrit të ankesave për diskriminim apo më saktë për shqetësim në vendin e punës, për shkak të bazave të ndryshme. Qytetarët edhe sivjet më tepër janë ankuar në punën e pushtetit gjyqësor, thotë Avokati i Popullit Ixhet Memeti në intervistën javore të Radio Evropa e Lirë.

    “Shpesh herë gjyqësori dhe shërbimet konsumatore i kanë ndryshuar vendet. Sivjet, 2019, karakterizohet si viti në të cilin qytetarët më tepër ankohen në punën e pushtetit gjyqësor, por këtu janë edhe fushat e tjera, si të drejtat e fëmijës, të drejtat sociale, më tej marrëdhëniet e punës dhe diskriminimi. Është shumë interesant se sivjet, në mënyrë enorme, mbi 50 për qind është rritur numri i ankesave për diskriminim apo më saktë për shqetësim në vendin e punës, për shkak të bazave të ndryshme. Ne si institucion është vështirë të vijmë ta hulumtojmë rastin dhe është vështirë të kemi afekt. Diku 12 shkelje të këtilla janë konstatuar, vetëm në tre janë pranuar rekomandimet tona, derisa në tetë shkelje të tjera na mbetet t’i drejtojmë qytetarët të kërkojnë mbrojtje gjyqësore. Sikur të mos ketë përparim të dukshëm në krahasim me vitin 2018 edhe krahas kësaj që më tepër pranim të rekomandimeve të përgjithshme kemi te rekomandimet individuale si të ngecë pranimi”, thekson Memeti.

    Ai shton se më tepër ankesa marrin për vonesë të procedurave gjyqësore.

    “Sivjet kemi katër procedura ku veprojmë si mik të Gjykatës. Kjo është një kompetencë shumë interesante që e mori institucioni Avokati i Popullit i cili është sfidë e madhe, shumë duhet të bashkëpunojmë me pushtetin gjyqësor, sepse kemi probleme të mëdha, ato nuk na pranojnë. Thjesht nuk duan ta pranojnë institucionin si mik të Gjykatës, ata harrojnë se ne nuk e shkelim pavarësinë e tyre, ne u ndihmojmë atyre, në mënyrë më të lehtë dhe më cilësore të marrin vendime gjyqësore, me çfarë faktet tona që i kemi apo mendimet tona që i kemi lidhur me punë të caktuara ua japim atyre”, shton Avokati i Popullit.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Ahmeti nga Gostivari: Më mirë Naseri se sa Zorani a Hristijani

    Shtabi Qendror Zgjedhor pranë Bashkimit Demokratik për Integrim në vazhdën e tubimeve nga qyteti në qyteti është duke marrë...

    Sela: Pritjet e qytetarëve dëshmojnë dështimin e qeverisjes aktuale

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela u bëri thirrje qytetarëve që të dalin sa më masivisht në zgjedhje,...

    Gashi: Do të angazhohemi që rroga e arsimtarit të jetë sa e deputetit

    Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, para qytetarëve të Fushë Tophanës deklaroi se koalicioni ASH- AAA do të angazhohen në...

    Murati: Aplikoni për mbështetje finansiare për bizneset e reja

    Zëvendës drejtori i Agjencionit për punësim i Maqedonisë së Veriut, Bekim Murati ka informuar se ky agjencion sot ka...

    - Marketing -

    - Marketing -
    - Marketing -