More

    Merkel: Nuk mund ta premtoj çeljen e negociatave me Shqipërinë! Shpresa për Maqedoninë

    Kancelarja gjermane Angela Merkel ndan Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut për hapjen e negociatave. Ajo tha se shpreson që të hapë konferencën ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut që këtë vit. Ndërsa shtoi se shpreson që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do ta mënjanojnë grindjen e tyre.

    “Në rastin e Shqipërisë çështja është pak më ndryshe. Me gjithë përparimet, nuk mund të premtoj se do të ndodhë që këtë vit, por shumë shpejt”, tha kancelarja në një takim virtual me komisionet e parlamenteve të vendeve anëtarë të BE-së.

    “Sa i përket Serbisë, ajo duhet të bëjë përparime në marrëdhëniet e saj me Kosovën”, tha kancelarja. Ajo ritheksoi edhe njëherë me këtë rast se ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në BE.

    Polen Westbalkan-Konferenz | Merkel & Zaev & Borisov & Morawiecki

    Krahas parlamentarëve të vendeve anëtarë në konferencë virtuale, një lloj bilanci i punës së Gjermanisë si kryetare e radhës së BE-së, e morën fjalën edhe parlamentare nga vendet kandidate. Në emër të Shqipërisë ishte deputetja Rudina Hajdari, e cila në pyetjen e saj se kur do të miratohet korniza negociuese, e falënderoi kancelaren dhe BE-në për programin e Komisionit të BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe për ndihmën në kohën e  pandemisë.

    Më 7 dhjetor ministrat e Jashtëm dhe të Evropës së BE-së do të vendosin për çeljen zyrtare të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Vendimi përkatës është marrë në mars të këtij viti. Për shkak të grindjes mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për përkatësisë historike të maqedonasve, Bullgaria ka paralajmëruar se do të vërë veton për hapjen e konferencë së parë ndërqeveritare. Ajo që shpresohet për momentin është, sipas vëzhguesve, që së paku Bullgaria të mos pengojë miratimin e kornizës negociuese. Në rastin e Shqipërisë nuk pritet as miratimi i kornizës negociuese, pasi vendi nuk i ka plotësuar parakushtet e vëna nga BE-ja dhe Bundestagu Gjerman.DW

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Kafenetë do të punojnë deri ora 21:00 apo 23:00, flet ministri Bekteshi

    Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, sot në konferencë për shtyp tha se orari i punës për objektet hotelerike duhet...

    Gjendja shëndetsore e hoxhës Zekirja Bajrami po përmirsohet

    Pas shtrimit në spital të hoxhës Zekirja Bajrami para disa ditësh, si duket sot gjendja e tij po përmirsohet....

    Sot 13 viktima dhe 63 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

    Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 529 teste, ndërsa janë regjistruar 63 raste...

    MPB dënon një deputet: Ka biseduar në telefon përderisa ka drejtuar makinën

    Policia ka dënuar një deputet i cili ka qenë duke biseduar në telefon celular përderisa ka qenë duke drejtuar makinën në...