More

    Mexhiti në bashkëbisedim me mësimdhënësit

    Nënkryetari i Bashkimit Demokratik dhe njëherësh bartësi u listës për deputet në njësinë zgjedhore nr.1 Izet Mexhiti së bashku me Kryetarin e Çairit Visar Ganiu dhe Ministrin e arsimit dhe shkencës, takuan mësimdhënësit e Çairit. Në këtë takim u zhvillua bashkëbisedim me mësuesit për të arriturat por edhe nevojat e arsimit shqip.

    Mes tjerash Izet Mexhiti theksoi: “Sot rinia mund të ketë sfida të ndryshme, për dallim para 15-20 viteve kur në Shkup kishim vetëm 4 paralele në gjimnazin Zef Lush Marku ndërsa sot nxënësit kanë mundësi të zgjedhin në çfarë drejtimi dhe në cilën shkollë të mësojnë dhe nëse dikur kishim 2 grupe në Fakultetin Pedagogjik, sot kemi tre Univerzitete Shtetërore në gjuhën shqipe dhe mundësi ku të studiojnë. Nëse dikur kishim 120 nxënës në shkollim të mesëm, sot kemi 500 profesorë. Këto janë vetëm pjesë e argumenteve që paraqitëm para punonjësve të arsimit dhe duke sqaruar për të arriturat e shumta, kërkojmë mbështetje për barazi edhe në sferën e arsimit. Kjo do të thotë shkolla bashkëkohore dhe arsim më cilësor në të gjitha vendbanimet shqiptare.”

    /Derveni.info

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Protestuesit kanë vërshuar rrugët e gjashtë qyteteve të Maqedonisë së Veriut

    Në gjashtë qytetet të Maqedonisë së Veriutka filluar protesta kundër shtrenjtimit të paralajmëruar të energjisë elektrike nga Komisioni Rregullator...

    Qeveria e Kosovës vendos t’i hapë kufijtë me vendet fqinjë

    Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës, ka mbajtur mbledhje korresponduese,...

    Vejseli: Zaevi pasi e mori mandatin është e sigurt se do ta bëj Qeverinë

    Ish-kryetari i PPD-së, Abduladi Vejseli me rastin e 19 vjetorin të Marrëveshjes së Ohrit theksoi se synimi i kësaj...

    Corona, 160 të infektuar dhe 3 viktima në 24 orët e fundit

    Rreth 4 mijë persona kanë kërkuar ndihmë psikologjike që nga muaji mars i këtij viti kur edhe janë regjistruar...