More

    Mickoski: Jam i bindur se VMRO-DPMNE do të fitojë në zgjedhjet parlamentare

    Lideri i opozitës Hristijan Mickoski të premten shkurtimisht vizitoi MEDIAL-n ku në studion tonë e regjistruam video-intervistën në kuadër të fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Mickoski në intervistën për MEDIAL-n flet për programin me të cilin koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja do të tentojë të fitojë edhe më shumë vota në zgjedhjet e radhës, për takimet me qytetarët me respektimin e masave për Kovid-19, për atë se si të rritet pjesëmarrja në zgjedhje, për fushatën dhe kripet që shkaktuan reagime në opinion, për koalicionet e mundshme…

    Mickoski u shpreh i bindur se VMRO-DPMNE-ja do të fitojë në këto zgjedhje dhe se ai do të jetë mandator, duke bërë të ditur se numri i mandateve që do t’i fitojë koalicion do të varet nga pjesëmarrja e votuesve që në këtë moment është thuajse për 20 për qind më pak krahasuar me disa ciklet e fundit zgjedhore.

    VMRO-DPMNE-ja tashmë e promovoi programin e saj. Fokusi, kryesisht, do të jetë në ekonominë. Cilat janë projektet kyçe me të cilat do të tentoni t’i tërhiqni votuesit?

    Siç thatë edhe vetë, fokusi kryesor do të jenë në ekonominë meqë ajo që tani është realitet në Maqedoni praktikisht është një ekonomi e shkatërruar, ekonomi që i lë pa shpresë sipërmarrësit, biznesmenët, por edhe vetë qytetarët praktikisht të shtetit tonë për shkak se situata është më alarmuese. Jo për shkak se kjo është tani për shkak të kësaj pandemie që na ndodhi, gjithsesi kjo ndoshta ka ndikim të madh, por edhe për shkak të politikave të këqija në tre vitet e kaluara nga Qeveria e LSDM-së dhe nga kryesia e LSDM-së të kryesuar nga Zoran Zaevi. Në periudhën e kaluar, nëse e mbani mend, shpeshherë nga pak si me sheret kjo kryesi e LSDM-së dinte të na akuzojë se VMRO-DPMNE-ja nuk paska program, se VMRO-DPMNE-ja është paraqitur me flokula boshe, etj. ndërsa e patë, filloi fushata, ndërsa ne ende nga LSDM-ja nuk kemi promovim të programit dhe në fakt ne nuk e dimë se çfarë është ajo që LSDM-ja e ofron para qytetarëve. Për dallim prej tyre, ne dolëm më 360 faqe material. Kishim promovim në qytetin e konsujve në Manastir. Përafërsisht profesorët Sllavevski dhe Kedev, duke më përfshirë edhe mua kishin disa drejtime të caktuara se çfarë është përfshirë në vetë programin. Pse profesori Sllavevski dhe profesori Kedev? Për shkak se vlerësojmë në këtë moment duke marrë parasysh situatën në shtet, shëndetësia dhe ekonoMEDIAL janë disi në fokusin e qytetarëve dhe mendoj se ata kishin të tentim të suksesshëm që të sublimojnë shkurtimisht gjithë atë që është përfshirë në vetë programin. Për dallim prej nesh, ne nga LSDM-ja, nga Zoran Zaevi dhe kjo kryesi, nuk pamë ndonjë program. Dalin me flokula boshe, me narrativin e njëjtë sikur jemi pesë vite mbrapa në kohë, në vend se pesë vite pas asaj. Por, kjo është mënyra e tyre e udhëheqjes së fushatës. Ne kemi fushatë që është proaktive dhe fushatë që ka ofertë dhe e quajtëm “Projekti rindërtim”, që të ketë pak ja fije të inxhinierisë.

    Sa mund t’u përgjigjet ky program nevojave reale të qytetarëve nëse, të supozoj, VMRO-DPMNE-ja formon Qeveri në të ardhmen? Sa mund t’u përgjigjet ky program nevojave reale? Vetë e përmendët se në çfarë situate gjendet vendi, dhe jo vetëm vendi, por Evropa, bota, në përgjithësi. Kërkohen transformime të mëdha të sistemeve.

    Është përpiluar mësa rrënjësishëm. Juve ju kujtohet në periudhën e kaluar prej dy viteve e gjysmë, do të thosha. Ja para dy ditëve praktikisht kaluar 30 muaj qëkur jam zgjedhur kryetar i VMRO-DPMNE-së. Ne kemi shumë aksione kur bisedonim me qytetarët, ata ofronin disa sugjerime, propozime të caktuara, biseduam edhe me bashkësinë afariste, me odat ekonomike. Duke marrë parasysh kapacitetin e strukturave të partisë, komisionet partiake, por edhe një numër i madh i ekspertëve të cilët nuk janë të përcaktuar në aspektin partiak nga vendi dhe jashtë merrnin pjesë në përpilimin e këtij programi dhe gjëja e vetme që na ishte e rëndësishme është t’u përgjigjet nevojave të vërteta të qytetarëve në katër vitet e ardhshme, por të lë hapësirë edhe për vitet e ardhshme që do të vijojnë pas këtyre katër viteve, meqë deshëm të jetë më shumë me vizion, strategji dhe metodologji të qartë që të mos kemi më pas probleme në realizimin, të jetë kjo modulare, etapë pas etape, hap pas hapi dhe secili ta ketë të qartë dhe t’i ndjekim dhe jo vetëm ne, por edhe ju gazetarët të keni mundësinë t’i ndiqni hapat se si e realizojmë atë program. Për shkak se ja kaluar tre vite nga Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së, unë me të vërtetë nuk di ndonjë llogaridhënie për këto tre vite se çfarë është punuar. A ka dëgjuar dikush llogaridhënie për atë se ku janë shpenzuar ato thuajse 12 miliardë euro. Ne nuk kemi llogaridhënie për atë që është punuar në vitet e kaluara. Prandaj, deshëm që së pari t’ua lehtësojmë juve gazetarëve, t’ua lehtësojmë atyre që nesër do të ushtrojnë poste të rëndësishme shtetërore, por t’ua lehtësojmë edhe qytetarëve që të mund të ndjekin realizimin e këtij programi.

    Cili është projekti i parë që do ta realizoni nëse VMRO-DPMNE-ja vjen në pushtet që do të rezultojë nga programi juaj dhe që realisht do të duhej t’i përgjigjet ndonjë nevoje të caktuar të qytetarëve?

    Ja, do t’ju tregoj, së pari do të ketë shumë projekte që do t’i realizojmë në njëqind ditët e para, por projekti i parë do të jetë ato tre denarë akcizë që i miratoi LSDM-ja, menjëherë do t’i konvertojmë në denarë sportiv, një denar për sport, një denar për kulturë dhe një denar për arsimin. Gjëja e dytë që do ta bëjmë menjëherë, menjëherë në mënyrë të pakushtëzuar do ta anulojmë tatimin progresiv, e jo siç e bëri këtë LSDM-ja me prolongim dhe do të vendosim tatimin e sheshtë dhe menjëherë do të vijojë ulja e tij prej 10 në nëntë për qind në vitin 2021 dhe më tutje tetë për qind në vitin 2022. Do të anulojmë shumë gjëra që deri tani i bënte LSDM-ja, siç janë shpenzimet joproduktive, ato mjete buxhetore që në këtë moment shpenzohen për punësime partiake që janë tërësisht joproduktive dhe ja këtu ndoshta do të kishim përfshirë rishikimin e buxhetit, një set masash që do ta prekin shëndetësinë, arsimin… Me të vërtetë njëqind ditët e para do të jenë dinamike. Duam që përshtypja e parë të jetë e fuqishme, për shkak se ju nuk keni mundësinë e dytë për fillim nga e para. Nëse ju kërkoni justifikime se kanë punuar keq këta tre vite, e më pas të thoni se për shkak të asaj se ata kanë punuar keq ne tani nuk mund t’i zbatojmë politikat tona atëherë do të jemi të njëjtë si ata, do të jemi të njëjtë si këto 30 vite kënetë politike. Duam të jemi aventurë, diçka e re, të bëjmë novitet dhe të bëjmë menjëherë një hap të madh që në njëqind ditët e para. Përafërsisht e kemi situatën në dorë, çfarë ndodhë, cilat janë nevojat e gabuara, ku do të duhet të intervenohet, kështu që ja, do të jeni dëshmitarë të hapit serioz përpara.

    Sfidë e madhe është pjesëmarrja në këto zgjedhje. Ishte edhe para Kovid 19, por gjithashtu tashmë po rritet kjo sfidë të them për të gjitha partitë politike, jo vetëm për VMRO-DPMNE-në. Si VMRO-DPMNE-ja do të tentojë të tërheqë votuesit, gjegjësisht qytetarët që të votojnë për ta, programin e tyre? Si do t’i animojë të papërcaktuarit më 15 korrik të dalin dhe thjeshtë të prononcohen? Ndoshta jo për ju, por për ndonjë parti politike.

    Keni të drejtë, dakord jam me ju meqë potenciali te të papërcaktuarit, por edhe në përgjithësi te votuesit është diku përafërsisht 3:1 në drejtim të asaj se kjo Qeveri nuk e shpie Maqedoninë në drejtimin e duhur dhe se kjo Qeveri duhet të ndërrohet. Por, njëherësh, kjo nuk reflektohet në pyetjen nëse do të dilni të votoni në atë përmasa dhe po do të duhet praktikisht t’i animojmë votuesit, veçanërisht tani në këto kohëra sfiduese duke marrë parasysh situatën me Kovid 19 të dalin dhe të votojnë. Vlerësoj se Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do t’i ndërmarrë të gjitha masat që procesi i zgjedhjeve të kalojë papenguar, e nga ana tjetër të jetë i mbrojtur shëndeti i votuesve. Ne në çdo paraqitje në ato tubime të vogla me qytetarët, u bëjmë thirrje qytetarëve se duhet të dilet, se është me rëndësi të dilet në numër sa është e mundshme më të madh. Ndonëse të jem i sinqertë sipas anketave në këtë moment pjesëmarrja do të lëvizte mes 45 për qind plus minus, ja pesë për qind, për dallim prej më parë kur ne kemi pasur zgjedhje kur pjesëmarrja nuk ka qenë nën 63, 64 po madje edhe nën 65 për qind. Pra, përafërsisht 20 për qind më pak. Por, mendoj se në ditët në vijim para nesh do të ketë mundësi që qytetarët të njoftohen më afër me programin që e ofrojmë. Vlerësoj se ai do të lërë përshtypje te ata dhe se ata atë ditë duke marrë parasysh situatën më 15 korrik do të dalin në mënyrë masive dhe do të mbështesin ofertën e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit “Për rindërtim të Maqedonisë”.

    I përmendët vetë ngjarjet që i ironizuat, u bëni thirrje qytetarëve t’i respektojnë masat për Kovid-19. Ju personalisht deklaruat se nuk do të hiqni dorë nga takimet me qytetarë, se do të keni takime të drejtpërdrejta me qytetarë duke i respektuar masat për Kovid-19. Por, ndërkohë jenë kritikuar nga oponentët tanë politik dhe qytetarë të caktuar. Gjithashtu, edhe parti të tjera politike ndërkohë mbajnë takime me qytetarë, ndërsa në fotografitë shikojmë se mbahet njëfarë distance. Z. Mickoski, çfarë nëse ndodhë të ketë një përhapje të caktuar të sëmundjes gjatë kësaj fushate dhe në zgjedhjet dhe çfarë nëse gishti, megjithatë drejtohet drejt juve?

    Nuk mund të drejtohet drejt nesh, për shkak se ne paralajmëruam, lutëm në ato takime të liderëve që të mos e bëjnë atë që e bëjnë me forcë tani, që të ndodhin zgjedhje. Ne thoshim, hajde njerëz së pari ta mposhtim pandeminë, me të vërtetë ta mposhtim, jo siç dolën ky politikologu, pardon, infektologu Karaxhoski, Filipçe dhe Spasovski, por ta mposhtim në mënyrë të mirëfilltë, ashtu siç e bënë disa vende fqinje, e tek pastaj të shkojmë në zgjedhje. Atëherë nuk hasëm në mirëkuptim te Zoran Zaevi dhe LSDM-ja dhe ai thoshte se ne duhet të mësojmë të jetojmë me pandeminë, gjegjësisht se ai do të jetë i pranishëm edhe ashtu njerëzit do të humbin jetët e tyre. Përafërsisht ky ishte narrativi dhe kjo ishte retorika e LSDM-së dhe Zoran Zaevit. Varianti i dytë ishte që ta lëmë LSDM-në dhe Zoran Zaevin vetë të shkojnë në zgjedhje të fitojë një numër të deputetëve me të cili shumë gjëra të këqija do t’i ndodhin shtetit tonë duke marrë parasysh kapacitetin e këtyre njerëzve. Prandaj vendosëm duke marrë parasysh sfidën që është para nesh të dalim dhe t’i fitojmë dhe këtë edhe do ta bëjmë. Ne kemi tubime më të vogla me qytetarët, nuk organizojmë mitingje. Siç thamë u përmbahemi përafërsisht atyre rekomandimeve që ishin 50 deri 100 njerëz, tubime të vogla me qytetarë. Nuk organizojmë prani masive, thjeshtë e paralajmërojmë praninë time dhe praninë e kandidatëve tjerë për deputetë në vende të caktuara. Qytetarët vendosin që të na bashkëngjiten në mënyrë masive. Tani ne nuk mund t’i masim dhe t’u themi mos ejani kur ata vendosin të dalin dhe të japin mbështetje masive madje edhe në ato t’i quaj mitingje të vogla, ato tubime të vogla. Dhe mendoj se deri tani ajo që është deri te ne si politikanë ne këtë e bëjmë, gjegjësisht mundohemi t’i respektojmë masat, mundohemi t’u bëjmë thirrje qytetarëve. Ja, shfrytëzoj këtë mundësi të bëj thirrje që të respektohen masat. Në fakt edhe unë e ndjeva në lëkurën time gjithë këtë meqë nëna ime në këtë moment lufton për ta mposhtur virusin.

    Në çfarë gjendje është, si është nëna Juaj?

    Po mund të them se praktikisht shpresoj se është prapa nesh. Ndryshe, nuk ishte kaq e thjeshtë disa ditë më parë, por shpresoj se momenti kritik është pas nesh dhe jemi duke luftuar, ja, përkundër fushatës, luftojmë si familje për të mposhtur sa është e mundshme më lehtë këtë sëmundje. Ndryshe, si politikanë mendoj se duhet të jemi të përgjegjshëm ndaj qytetarëve, të bëjmë thirrje për respektimin e masave. Ne jemi parti popullore, ne jemi me qytetarët. Ne nuk mund të zhvillojmë fushatë prapa monitorit ose prapa televizorit. Është normale se do të dalim. Në kushte kur Qeveria me dekret intervenoi në përfaqësimin e mediave në pesë më 12, në 24 orë e pesë minuta para fillimit të fushatës, vegla e vetme që na mbetet është të dalim dhe të mundemi kështu siç ju shikoj juve ballë për ballë, në distancë të duhur, të mbrojtur ta prezantojmë programin tonë.

    Si e vlerësoni fushatën në këtë tre ditë. Ka lajme të rrejshme, propagandë, mes tjerash edhe VMRO-DPMNE-në e akuzojnë edhe për lajme të rrejshme edhe për shpërndarje të informacioneve të pasakta. Si e vlerësoni fushatën dhe çfarë pritni?

    Agregatori kryesor i lajmeve të rrejshme është vendosur në selinë e LSDM-së, por unë nuk do të me këtë tani. Shumicës së qytetarëve u është e njohur, edhe kush është kreator edhe si është kreator. Ne mundohemi të prezantojmë programin tonë, projektet tona, politikat tona para qytetarëve. Në fjalimet e MEDIAL hyrëse që përafërsisht zgjatën mes 20 dhe 25 minuta mundohem t’i përkujtoj qytetarët në atë që ka ndodhur në tre vitet e kaluara. Në pjesën e dytë mundohem të prezantoj një pjesë të projekteve që janë me specifikë për një vend të caktuar, në përgjithësi se cilat do të jenë drejtimet në të cilat do të lëvizim në periudhën e ardhshme dhe në fund përfundoj me thirrje që të dilet dhe të votohet dhe të respektohen masat dhe dëshiroj shëndet të mirë. Përafërsisht ky është folklori që është i pranishëm në takimet tona të vogla me qytetarët.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Dajak dhe grushta ndaj policisë?! (Video)

    Një rrahje në mes të dy policëve dhe dy qytetarëve ka ndodhur sonte në Ferizaj. Pamjet janë bërë virale ndërkohë...

    Biznesmeni i njohur kosovar ndërron jetë në spitalin e Shkupit

      Drejtori i birrarisë Peja, Ernest Jusufi, ka ndërruar jetë, para disa ditëve në njërin nga spitalet e Shkupit. Dyshohet se...

    Protestuesit kanë vërshuar rrugët e gjashtë qyteteve të Maqedonisë së Veriut

    Në gjashtë qytetet të Maqedonisë së Veriutka filluar protesta kundër shtrenjtimit të paralajmëruar të energjisë elektrike nga Komisioni Rregullator...

    Qeveria e Kosovës vendos t’i hapë kufijtë me vendet fqinjë

    Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës, ka mbajtur mbledhje korresponduese,...