More

    Ministri i Ekonomisë promovon turizmin malorë

    Këtë të dielë Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi e kishte ditë pune, por për dallim nga ditët tjera me kostum në kabinet, kësaj radhe me veshje sportive dhe në ambient të hapur morri rrugën e bjeshkëve të Sharrit për të kontribuar edhe personalisht në promovimin e turizmit malorë, i cili viteve të fundit po merr hov të madh në vendin tonë.

    Aktiviteti i organizuar nga Klubi Malorë “Peaktrip” nga Tetova i përkrahur nga Ministria e Ekonomisë kishte për qëllim promovimin e bukurive natyrore të Malit Sharr si dhe stimulimin dhe përkrahjen e sportit të bjeshkatarisë, rrespektivisht promovimit të turizmit malorë, njofton derveni.info.

    Shtegu i cili u përshkua sot filloi prej fshatit Sellcë deri në majën Guri i Kuq ose siç njihet ndryshe maja e Flamurit.

    Në këtë ecje rekreative morrën pjesë rreth 100 pjesmarrës adhurues të natyrës dhe bjeshkatarisë. Me prezencën e tij në këtë aktivitet Ministri Bekteshi dëshmoi angazhimin e tij dhe të Ministrisë së Ekonomisë në zhvillimin e turizmit malor dhe zhvillimit rural, si dhe ngritjen e vetëdijes për mbrojtjen dhe kultivimin e natyrës.

    /Derveni.info

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Të dielën fillon llogaritja dimërore e kohës në Maqedoni

    Llogaritja verore e kohës për vitin 2020 përfundon më 25 tetor në orën 03:00, kështu që akrepat do të...

    Buxhovi: Gjuhës shqipe në Maqedoni i duhet barazi kushtetuese dhe jo ligjore

    Historiani dhe publicisti Jusuf Buxhovi ka komentuar zhvillimet lidhur me zvarritjen e procesit të zbatimit zyrtar të gjuhës shqipe...

    Gjykata turke 12 vjet burg për “Polat Alemdar” !!!

    Aktori Necati Sasmaz, i njohur për publikun për rolin e tij si Polat Alemdar në serialin “Lugina e Ujqërve”,...

    Rritje e frikshme e rasteve të reja dhe vi ktimave nga Covid19 në Maqedoni

    Maqedonia dje ka regjistruar 641 raste të reja me koronavirus, 12 të vd ekur dhe 233 të shëruar. Sipas raportit...