Home / LAJME / Ministrinë e ka shëndruar në klub familjar , Suhejl Fazliu punëson kusherin dhe mbesa

Ministrinë e ka shëndruar në klub familjar , Suhejl Fazliu punëson kusherin dhe mbesa

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale është shëndruar në një klan familjar , pa asnjë zhurmë në opinion , ministri Fazliu ka krijuar ДООЕЛ në ministrinë që ai e drejton , njofton portali INFOMAX.MK

Përveç skandalit ku një anëtare e familjes së tij fitoi grand prej IPA fondeve , ku pas presionit të opinionit vendosi ti kthej paratë , Fazliu e ka punësuar familjen e tij më të afërt në ministri edhe atë në pozita të larta.

Ai e ka emëruar si shef të kabinetit të tij kushëririn e tij Zinet Jusufin.Përveç Zinetit shef të protokollit në ministri e ka emruar mbesën e tij Mervin Islami , kurse për shofer është punësuar Ismet Jusufi – vëllai i Zinetit shefit të kabinetit të ministrit Fazliu.

Sikur kjo mos të mjaftonte , të afërmit e ministrit por edhe familjarët e tij i keqpërdorin resurset shtetërore që i ka në dispozicion ministria.
Regullisht me veturat zyrtare ata i kryejnë edhe punët private , njofton INFOMAX.MK.

Vetura e re Golf 7 me regjistrim SK-7638-AI e përdorë vet ministri Fazliu i cili jeton aty afër ministrisë , gjegjësisht në lagjen Cërniçe edhe pse sipas letërnjoftimit ai është banor i fshatit Kondovë.
Gjithashtu privatisht shfrytëzohen edhe veturat zyrtare Audi A4 me regj. SK-3194-AB , Pezho 308 SK-931-UP dhe Citroen C4 SK-2766-AJ.

Kjo lëndë është pothuajse e kompletuar pë Antikorupcionerët vetëm e njejta duhet që të meret dhe të shqyrtohet nga ta .

About Derveni Info

Check Also

Maqedonia si Zvicrra: “Blicat” do të fotografojnë, dënimet do të vinë në shtëpi me postë!

Ministria e punëve të brendshme është duke përgatitur ndryshime ligjore me qëllim që të vendoset …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *