More

    Mourinho: Në Maqedoni do të jetë një ndeshje e rrezikshme, nuk di asgjë për Shkëndijën ( Video )

    Tottenhami mbrëmë siguroi biletë për në raundin e tretë eliminator të Liga Europës, pasi mundi Llokomotiv Pllovdivin 2:1 në transfertë, teksa kundërshtar për fazën e radhës do ta ketë Shkëndijën e Tetovës e cila mbrëmë mundi 1:0 Botoshanin e Rumanisë, njofton Shenja. Pas përfundimit të ndeshjes trajneri i Tottenhamit Jose Mourinho ka dhënë një deklaratë për kanalin zyrtar të ekipit ku ka folur edhe për ekipin e Shkëndijës.

    “Nuk e di. Nuk kam ditur shumë edhe për Pllovdivin, mirëpo kur shorti na vuri përballë tyre, i kemi analizuar dhe menjëherë e kam ndjerë se kjo është nga ato ndeshje ose situata kur duhet të luhen dy ndeshje je më i relaksuar. Rezultati i ndeshjes së parë nuk ka rëndësi, sepse në ndeshjen e dytë mund të ndryshojë gjithçka. Një ndeshje me Pllovdivin ishte e rrezikshme dhe gjithashtu do të jetë e rrezikshme edhe në Maqedoni. Të jem i sinqertë unë nuk e njoh ekipin dhe nuk di asgjë për ekipin(Shkëndijën). Ne duhet të fillojmë të punojmë”, ka deklaruar Jose Mourinho për kanalin zyrtar të Tottenhamit”.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Armiqësi familjare në Austri, prangosen dy persona nga Maqedonia

    Më 4 tetor 2020 rreth orës 16.00, një shtetas 23-vjeçar nga Maqedonia e Veriut në polici denoncoi se më...

    Filipçe: Gjendja me virusin është serioze dhe kritike

    Pasi u shënua numër rekord i rasteve të vdekjes nga KOVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, ka reaguar ministri...

    Mjeku shqiptar në Gjermani tregon se kur do të jetë fundi i Koronavirusit

    Mjeku shqiptar internist kardiolog në Berlin, Ardian Mustafai, i cili njëherit është edhe nënkryetar i Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë...

    Xhabir Emini zgjidhet kryetar i FRI-së

    Forumi Rinor Islam mbajti kuvendin e gjashtë zgjedhor. Të pranishëm në kuvend ishin një numër i madh i mysafirëve, si...