More

    Muaji i shenjtë i Ramazanit/ Ja sa do të zgjasë koha e agjërimit në 60 qytete të ndryshme në botë

    - Marketing -

     

    Muaji i shenjtë për myslimanët i Ramazanit është caktuar të fillojë në fund të kësaj jave.

    Siç edhe dihet, gjatë Ramazanit, myslimanët në mbarë botën agjërojnë për një muaj të plotë hënor.

    Agjërimi fillon në syfyr pak para agimit (syfyri) dhe prishet në perëndimin e diellit (iftari). Sivjet në Kosovë dhe Shqiperi syfyri në ditën e parë do të jetë në ora 3:50 ndërsa iftari në ora 19:35.

    Vitin e kaluar, orët e agjërimit në të gjithë botën ishin nga 11 në 20, me afate të ngjashme që duhen respektuar edhe në vitin 2020.

    Dhe për shkak se dielli lind dhe perëndon pak më herët (ose pak më vonë) çdo ditë, orët e agjërimit në Ramazan gjithashtu ndryshojnë me disa minuta gjatë gjithë muajit.

    Deri në fund të muajit, dita do të jetë pak më e gjatë se në fillim në disa vende, dhe më e shkurtër në të tjera.

    Në këtë drejtim, Al Jazeera ka sjellë numrin e orëve të agjërimit, në qytete të ndryshme nëpër botë, përcjell Telegrafi.

    Siç thuhet më tej, orari i agjërimit aktual do të ndryshojnë nga dita në ditë, si dhe metodat e llogaritjes:

    – Nuuk, Greenland: 20 orë
    – Oslo, Norvegji: 20 orë
    – Helsinki, Finlandë: 20 orë
    – Stockholm, Suedi: 19 orë
    – Berlin, Gjermani: 19 orë
    – Kalgary, Kanada: 19 orë
    – Kopenhagen, Danimarkë: 18.5 orë
    – Varshavë, Poloni: 18.5 orë
    – Londër, MB: 18.5 orë
    – Astana, Kazakistan: 18.5 orë
    – Bruksel, Belgjikë: 18 orë
    – Cyrih, Zvicër: 18 orë
    – Bukuresht, Rumania: 17.5 orë
    – Moskë, Rusi: 17 orë
    – Paris, Francë: 17 orë
    – Romë, Itali: 17 orë
    – Kabul, Afganistan: 17 orë
    – Madrid, Spanjë: 16.5 orë
    – Lisbonë, Portugali: 16.5 orë
    – Athinë, Greqi: 16.5 orë
    – Pekin, Kinë: 16.5 orë
    – New York City, SHBA: 16.5 orë
    – Pyongyang, Koreja e Veriut: 16.5 orë
    – Ankara, Turqi: 16.5 orë
    – Tokio, Japoni: 16 orë

    – Rabat, Marok: 16 orë
    – Islamabad, Pakistan: 16 orë
    – Teheran, Iran: 16 orë
    – Bagdad, Irak: 16 orë
    – Bejrut, Liban: 16 orë
    – Aleppo, Siri: 16 orë
    – Kajro, Egjipt: 15.5 orë
    – Jerusalem, Palestinë: 15.5 orë
    – Kuwait City, Kuwait: 15.5 orë
    – Gaza, Palestinë: 15.5 orë
    – New Delhi, Indi: 15 orë
    – Kowloon, Hong Kong: 15 orë
    – Dhaka, Bangladesh: 15 orë
    – Muscat, Oman: 15 orë
    – Riad, Arabia Saudite: 15 orë
    – Doha, Katar: 15 orë
    – Dubai, EBA: 15 orë
    – Khartoum, Sudan: 14.5 orë
    – Aden, Jemen: 14 orë
    – Dessye, Etiopia: 14 orë
    – Colombo, Shri Lanka: 14 orë
    – Bangkok, Tajlandë: 14 orë
    – Kuala Lumpur, Malajzia: 13.5 orë
    – Novena, Singapor: 13.5 orë
    – Luanda, Angola: 13 orë
    – Xhakarta, Indonezi: 13 orë
    – Nairobi, Keni: 13 orë
    – Brasilia, Brazil: 12.5 orë
    – Harare, Zimbabve: 12.5 orë
    – Pretoria, Afrika e Jugut: 12 orë
    – Auckland, Zelanda e Re: 11.5 orë
    – Mendoza, Argjentinë: 11.5 orë
    – Cape Town, Afrika e Jugut: 11.5 orë
    – Canberra, Australi: 11.5 orë
    – Punta Arenas, Kili: 11.5 orë

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Sot përfaqesuesit e Qendrës analitike “Abdilaqim Ademi” patën takim me përfaqësuesit e NDI

    Sot përfaqesuesit e Qendrës analitike “Abdilaqim Ademi” pranë Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Izet Mexhiti dhe z. Pishtar Lutfiu,...

    BDI: Shëndeti në vend të parë, respektoni masat e kujdesit

    Në mbledhjen e sotme të shtabit qëndror zgjedhor të thirrrur nga Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali...

    Filipçe: Në Çair, Saraj e Gazi Babë mund ta kthejmë karantinën

    Ministri i shëndetësie gjatë konferencës së sotme u shpreh se nuk përjashtohet mundësia që në disa komuna ku është...

    Shoku i Elvis Naçit, Prof. dr. Musa Musai në garë për kreun e BFI-së!

    Në garë për kreun e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë është edhe prof.dr. Musa Musai. Sipas informacioneve tona, profesori ka...

    - Marketing -

    - Marketing -
    - Marketing -