More

    Në Kopanicë u organizua duaja e Hatmes

    DUAJA E HATMES DHE KËSHILLA E XHUMASË NË XHAMINË “LEJLETUL KADËR” NË FSHATIN KOPANICË

    Xhamia “Lejletul Kadër” e fshatit Kopanicë të Shkupit, dje më datë 25 dhjetor 2020, para namazit të xhumasë realizuan dua hatme.

    Myftiu i Myftinisë së Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili dhe referentët e Myftinisë së Shkupit morën pjesë në hatmen e nëntë të nxënësve të mektebit të kësaj xhamie.

    Me këte rast Myftiu theksoi rëndësinë e mësimbesimit islam nëpër mektebe dhe përgëzoi fëmijët që kanë lënë anash çdo kënaqësi tjetër në jetën e tyre fëmijërore dhe janë angazhuar në mësimin e rregullave islame dhe leximin e Kur’anit Famëlartë.

    Poashtu përgëzoi edhe prindërit që i kanë dërguar fëmijët në mekteb si dhe Mualimin e tyre Ahmed ef. Çilafin i cili me durim dhe vullnet i ka mësuar këta nxënës.

    Në përmbyllje të gjithë nxënësve, Myftiu iu ndau diploma, ndërsa për punën e tij të palodhshme, Mualimit i ndau mirënjohje me shpresë që kontributin e tij t’ia shpërblejë Allahu Fuqiplotë.

    Në shenjë nderi dhe respekti për punën e palodhshme dhe mbështetjen permanente në organizimin e jetës fetare në Shkup, Myftiu pranoi një dhuratë nga kryetari i këshillit te xhamisë, në emër të xhematit të fshatit Kopanicë.

    Duanë e rastit e bëri, Rexhep ef. Imeri, Referenti i rajonit të Dërvenit.

    Më pas, Myftiu mbajti hytben e xhumasë dhe i priju xhematit në faljen e namazit.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    MPB-ja regjistron 358 shkelje për mosmbajtje të maskës

    Gjatë 24 orëve të fundit (20/21.01.2021) në gjithë territorin e vendit MPB-ja ka regjistruar gjithsejtë 358 shkelje për mosmbajtje...

    Moti për ditën e sotme

    Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell, por i ftohtë. Gjatë ditës do të ketë diell dhe...

    Xho Bajden e dha betimin si presidenti i 46-të amerikan

    Uashington, 20 janar – Me dorën e shtrirë në Biblën 127 vjeçare, që e mbante bashkëshortja e tij Xhil,...

    13 viktima dhe 72 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

    Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 793 teste, ndërsa janë regjistruar 72 raste...