More

    Në Kroaci tani veturat mund të blihen me kriptovaluta

    Ndërmarrja kroate “Karic Cars” ka bërë të mundur pagesën e blerjes së veturave me valuta digjitale si Bitcoin Cash (BB), Ethereum (ETH), Bitcoin (BTC) dhe GoKripto Token (GoC).

    “Karic Cars” është një tregtar i autorizuar i automjeteve të markave: Fiat, Alfa Romeo dhe Ford në Kroaci, dhe ka bërë të mundur pagesën e e tyre duke përdorur sistemin GoCrypto.

    Konsumatorët për të paguar me valuta digjitale duhet të skanojnë kodin QR nga ekrani i arkëtarit nga valuta e tyre digjitale. Ata kanë mundësi të zgjedhin se me cilën prej këtyre valutave duan të paguajnë, dhe tregtari gjithmonë do të marrë shumën në valutën kroate kuna, minus tarifën e transaksionit në llogarinë e tyre të biznesit.

    Tarifat e transaksionit për tregtarët kur marrin valutë me këtë sistem janë më të ulëta se në rastin e pagesave të kartave të debitit ose kreditit, dhe ato janë kostoja e vetme e tregtarit. GoCrypto është falas, dhe nuk ka asnjë tarifë mujore për përdorimin e tij, sipas informacionit.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    LSDM: Nikollovski dhe Grubi diskutojnë për bashkëpunim afatgjatë dhe harmonizim programor

    Nga LSDM, në lidhje me takimin midis dy sekretarëve të LSDM dhe BDI, informojnë që: Ne patëm një diskutim konstruktiv...

    Dr. Ilir Hasani me operacion të ri për frakturat e shtyllës kurrizore

    Muaji korrik do të shënohet në analet e Trauma*tologjisë dhe Ortopedisë së Republikës së Maqedonisë së veriut. Mjeku shqiptar...

    Filipçe: Jemi të përgatitur për një skenar edhe më të keq në vjeshtë

    Ministri i shëndetësisë vazhdon të thotë se në vjeshtë Maqedonia mund të përballet me një valë të re të...

    DUFLLA Then Akullin, E Para Në Republikë

    Që nga marsi i këtij viti Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi për kufizime të lëvizjes së lirë dhe...