More

    Nesër fillon procesi mësimor për studentët e vitit të parë në Universitetin e Tetovës

    Procesi mësimor për studentët e vitit të parë në Universitetin e Tetovës do të fillojë më 5.10.2020 (e hënë) informon Tetovasot. Pritja solemne e studentëve të rinj të universitetit tonë do të bëhet në orën 11:00 në sheshin para Rektoratit.

    Pritja solemne për studentët e Fakultetit të Administrimit të Biznesit – Kumanovë, do të bëhet në qytetin e Kumanovës.

    Pas pritjes nga ana e Rektorit, Prof. Dr. Vullnet Ameti, studentët e rinj do të drejtohen drejt auditorëve të fakulteteve të tyre, ku në orën 12:00, do të kenë takim me dekanët, stafin udhëheqës dhe profesorët e fakulteteve përkatës.

    Mësimi do të fillojë me prezencë fizike në të gjithë fakultetet. Studentët obligohen që t’i respektojnë masat e caktuara për mbrojtje nga COVID – 19, ta ruajnë distancën, të kenë maska mbrojtëse dhe të respektojnë shenjat përkatëse gjatë prezencës në hapësirat e Universitetit.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    MAQEDONI E VERIUT: USHTARËT DO TË KUJDESEN PËR SIGURINË NË SPITALE

    Pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të paarmatosur, do të ndihmojnë institucionet dhe punonjësit shëndetësorë në...

    Tetovë: Paraqiten grabitës të armatosur me maska

    Dy persona me maska dhe armë kanë vjedhur para nga një bastore në fshatin Tearcë të Tetovës. Policia nuk...

    UNT: Mr. Blerant Ramadani prezantoi punimin me temë: “Gjenerimi i vitit tipik meteorologjik për implementim në sistemet fotovoltaike”

    Universiteti "Nënë Tereza" në Shkup vazhdon me organizinin e “Brown Bag Seminar Series" si një praktikë e re pranë...

    Zv/ministri Bekim Rexhepi, takoi ekspertin e administratës Aleksandars Antonovs

    Zv/ministri i Transportit Bekim Rexhepi sot zhvilloi takim pune me Aleksandrs Antonovs, ekspert i analizës funksionale dhe riorganizimit shtetëror,...