More

    Nesër shpallet fituesi i Çmimit Nobel për Paqe, Zaev dhe Cipras kandidatë

    - Marketing -


    Gjatë ditës së nesërme komiteti i Çmimit Nobel në Oslo do të shpall fituesin e Çmimit Nobel për Paqe për vitin 2019. Të nominuar janë 301 emra, prej tyre 223 individi dhe 78 organizata.
    Favoritja kryesor për të fituar çmimin për vitin 2019, sipas burimeve të Daily Mail është Greta Thunberg.
    Dan Smith, i cili shërben si drejtor i Institutit Ndërkombëtar të Kërkimit të Paqes në Stokholm, i tha Daily Mail në një deklaratë se ajo që Thunberg ka bërë gjatë vitit të kaluar është e jashtëzakonshme.

    Kujtojmë se në janar të këtij viti për  Çmimin Nobel për Paqe janë nominuar edhe kryeministri Zoran Zaev dhe ish-kryeministri grek Aleksis Cipras.

    Në një deklaratë të përbashkët të nënshkruar nga tre partitë theksohej se ”Marrëveshja e Prespës” mes Greqisë dhe Republikës ish-Jugosllave të Maqedonisë (FYROM) i jep fund një mosmarrëveshje të gjatë dhe sjell stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
    Ndërsa vetë kryeministri Zaev  në një intervistë për gazetën belge “Le Soar” kishte thënë se data për fillimin e negociatave është më e rëndësishme se marrja e këtij çmimi.
    “Unë do të ndërroja dy çmime Nobel për vendimin e Këshillit Evropian, për mua është një nder i madh që jemi nominuar, ne jemi një vend i vogël, por shpërblimi për ne është njohja e punës sonë, dhe këtë e vërteton vetëm vendimi i Këshillit Evropian. Ky është shpërblimi më i mirë. Në qoftë se fitoj çmimin Nobel, do t’i japë Këshillit të Evropës”, kishte deklaruar Zaev./Alsat

     

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    ILIR HASANI: Me zemër e me shpirt në Ramanli

    Është thelluar tragjedia në Rramanli të Kumanovës. Sipas drejtorit të QEK, Ilir Hasani nga plagët e marra gjatë shpërthimit...

    Shtohet numri i viktimave nga tragjedia në Ramanli

    Ka shkuar në 4 numri i viktimave nga shpërthimi bombulës së gazit në fshatin Rramanli të Kumanovës. Në repartin...

    FSHATI BREZË I BLLOKUAR , 1.5 metra BORË

    Nga të reshurat e borës, fshati Brezë i malësisë së Shkupit mbetet i bllokuar prej disa ditësh. Përmes këtyre...

    Ramush Haradinaj, viziton Çarshinë e Vjetër të Shkupit

    Sot, kisha kënaqësinë të pres për vizitë, ish Kryeministrin e Kosovës, njëherit dhe mikun tim z.Ramush Haradinaj. Në një...
    - Marketing -
    - Marketing -