Home / LAJME / Neymar i hapur për një kalim te Juventusi, por shumë probleme janë në mes

Neymar i hapur për një kalim te Juventusi, por shumë probleme janë në mes

Gazeta Mundo Deportivo shkruan se ylli i Paris Saint-Germain, Neymar është i hapur për t’u bashkuar me Juventusin. Neymar mbetet me marrëdhënie të acaruara me PSG-në, ku edhe klubi kërkon që ta largojë këtë verë, ndërsa një kthim te Barcelona, duket më i zbehët.

Klubet që mbeten në lojë për shkak të fuqisë financiare janë Real Madrid, Bayern Munich, Manchester United dhe Juventus. Sipas mediumit katalunas, uria e Juventusit për Ligën e Kampionëve, me emra të njohur tashmë si Cristiano Ronaldo, Matthijs de Ligt, Adrien Rabiot dhe Aaron Ramsey, mund ta tunfojë 27-vjeçarin.

Sidoqoftë, Zonja e Vjetër momentalisht është jashtë loje, pasi është shumë e vështirë që me harxhimet që i ka bërë deri më tani dhe do të binte në ndeshje me Financial Fair Play.

/derveni.info

About Derveni Info

Check Also

Vatër e re zjarri shpërthen në Lubin të Sarajit

Para pak çastesh ka shpërthyer edhe një vatër e re zjarri në fshatin Lubin të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *