More

    Nga 6000 denarë për 280 mijë qytetarë parashihen në pakon e katërt

    Qeveria do të ndajë kartela pagesore të cilët do të përfshijnë 280 mijë qytetarë të kategorive të ndryshme.

    “Këtë radhe kartelat pagesore, janë në vlerë prej 6000 denarësh dhe do të fitojnë 5726 prind vetëushqyes, pensioner me pension 15.000 denarë, gjegjësisht 182 271 bashkëqytetarë tanë, të papunësuar të cilët janë kërkues pasiv të punës, artistë të pavarur dhe të punësuarit e filmit, të punësuarit e kulturës, numri i të cilëve është 5200.

    Kartelë pagesore ‘Blej vendore’ do të fitojnë edhe 540 studentë, të cilët në paketin paraprak nuk i kanë fituar këto kartela. Poashtu mbështetje për standard të studentëve dhe nxënësve nga 404 milion denarë, fitojnë 884 studentë dhe 347 nxënës.

    Gjithashtu do ti ndihmojmë edhe ata qytetarë që janë mbi 74 vjet dhe që nuk kanë pension, as të shtetit dhe që janë me të ardhura më të ulëta se 15.000 denarë ose aspak nuk kanë të ardhura. Kjo masë përfshin mbi 280 000 bashkëqytetarë tanë.”, tha Zaev, raporton SHENJA.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Përplasje për pushtet në një parti politike në Maqedoni?! Ja detajet..

    Emrat e propozuar për poste në eshalonin e tretë të qeverisë dhe anashkalimi i Forumit Rinor ka ngjallur paknaqësi...

    Zv/Kryeministri i Parë Grubi takon ish kreun e LPK-së

    Nuk ka shumë njerëz të cilët në kohëra të ndryshme të kombit tonë, mbi supet e tyre kanë bartë...

    Vaksina kundër gripit deri në fund të muajit, falas për grupet në rrezik

    Vaksinat kundër gripit sezonal pritet të mbërrijnë në fund të këtij muaji, pas së cilës menjëherë do të filloj...

    Carovska: Këtë vit ekskursionet shkollore nuk janë të lejuara

    Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska sot deklaroi se këtë vit nuk mund të organizohen ekskursione shkollore. “Janë dërguar...