Problemi i banorëve të Llokës për mungesën e urës që lidh fshatin me pjesën e Shkupit, dje u ngrit si çështje urgjente në Parlamentin e Maqedonisë. Deputeti i Lëvizjes Besa Kastriot Rexhepi ka pyetur Kryeministrin Zoran Zaev për urën e cila u premtua shum herë por akoma ka mbetur pa u ndërtuar. Kryeministri Zaev premtoi përgjigje me shkrim për zgjidhjen e këtij problem.
Kastriot Rexhepi për këtë çështje njoftoi përmes profilit të tij në Facebook. Ja postimi i plotë:
“Sot në seancën plenare për pyetje të deputetëve, duke drejtuar pyetje deri te Kryeministri Zoran Zaev përmbusha premtimin tim të dhënë gjatë fushatës zgjedhore ndaj banorëve të fshatit Llokë, Komuna e Sarajit. Gjatë fushatës për zgjedhjet e 15 korrikut në takim me banorët e Llokës ato ngritën çështjen e urës që lidh këtë vendbanim me komunën e Gjorçe Petrov dhe unë i premtova që në mbledhjen e parë me pyetje të deputetëve për qeverinë do ta ngre këtë çështje. Dhe këtë e bëra sot në mbledhjen e parë të këtij lloji në këtë përbërje. Ashtu si kam qënë edhe jashtë politikës, ashtu do jem edhe duke ushtruar funksionin e deputetit duke mbajtur fjalën e dhënë dhe nuk do do jap premtime jo reale dhe sa për sy e faqe. Praktikat nga politikanët nga e kaluara ka qënë që ti artikulojnë problematikat sipas votave që kanë marë nga vendbanimet. Por unë nuk u udhëhoqa sa vota na dha Lloka por nga ajo që fjala e dhënë është e amanet.
#KyËshtëDallimi” përfundon postimi i tij.
Këtu e gjeni linkun me videon e plotë:
https://www.facebook.com/116436536415271/posts/470949630963958/
Përndryshe ndërtimi i urës që lidh fshatin Llokë të komunës së Sarajit me pjesën e Shkupit në pjesën e Gjorçe Petrovit është mjë nevojë e kajmotshme e banorëve. Aq më shumë kur dihet fakti që këtë urë tani të rrezikshme për çdo ditë e kalojnë edhe nxënësit për të shkuar në shkollë, dhe kjo përbën një rrezik për jetën e banorëve. Komuna e Sarajit disa herë ka premtuar se do të zgjidhet ky problem, por deri më tani nuk ka pasur sukses në realizimin e këtij premtimi.
/Derveni.info