Home / LAJME / Një alpinist shqiptar nga Shkupi ka humbur jetën në Olimp

Një alpinist shqiptar nga Shkupi ka humbur jetën në Olimp

Një alpinist  nga Shkupi e ka humbur jetën në malin Olimp në Greqi, pasi kishte rënë në humnerë, me siguri pasi që paraprakisht ndihej keq. Derveni.info përcjell se bëhet fjalë pë alpinistin e mirnjohur shqiptar nga Shkupi me iniciale M.G

Sipas informacioneve të korrespondentes së MIA-s nga Athina, bëhet fjalë për një grup prej rreth nëntë personave nga vendi ynë, të cilët po bënin alpinizëm në Olimp, burri ose është ndjerë keq ose kishte sulm në zemër pas çka ka rënë në humnerë, ndërsa autopsia në mënyrë shtesë do t’i konfirmojë arsyet e sakta për vdekjen.

Trupin nga humnera, me siguri e kanë nxjerrë alpinistët të cilët ishin së bashku me të.

Në bartjen e trupit nga vendi i incidentit në shtëpinë alpiniste “Spilios Agapitos” që gjendet në lartësi mbidetare prej 2.100 metrave kanë intervenuar 14 pjesëtarë të zjarrfikësve dhe të njësisë speciale të shpëtimit dhe të shërbimit kundër zjarreve nga Litohoro.

About Derveni Info

Check Also

Kroaci, ish-modelja e Playboy do të kandidojë për presidente

“Rinia po largohet, numri i lindjeve sa vjen e bie. Nuk mund të rri duarkryq …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *