More

    Një lagje e Shkupit prej sot mban emrin e dëshmorit nga Bojana e Dervenit

    - Marketing -

    Në Orizare të Poshtme të Shkupit përurohet lagjja “Arben Bajrami”


    Me inciativë të qytetarëve të lagjes Orizare e Poshtme – Shkup, sonte u përurua lagjja “Arben Bajrami”, emër ky i heroit kombëtarë, i cili u vra në mënyrë tinzare nga policia sllavo maqedonase në luftën e vitit 2001 në Maqedoni.
    Ky hero kombëtar, ndoshta i harruar nga politikanët shqiptarë, nuk ishte harruar nga bashkëqytetarët e lagjes së tij ku ishte rritur dhe ku kishet kaluar pjesën më të bukur të jetës.
    Ata me mjete të tyre arritën që të bëjnë një mrrekulli në lagjen e tyre, duke bërë që gjithçka të frymojë me ngjyrat “kuqezi” për nder të heroit të tyre të lagjes, ARBEN BAJRAMI, i cili edhe pse i ri në moshë, kishte marrë pjesë në tre luftërat e lavdishme të UÇK-së, atë të Kosovës, Preshevës, Medvegjes dhe Bujanocit, si dhe së fundmi në luftën e Maqedonisë, vatanit, ku kishte lindur dhe të cilin e mbrojti në mënyrë heroike si në Likovë, ashtu edhe në betejën e Haraçinës.
    Pikërisht veprat e tij luftarake bënë që inciatorët e kësaj vepre artistike të ngërthejnë në vete 3 emblemat e lavdishme të UÇK-së, aty tek ura e lagjes, ku me shumë krenari sipër tyre qëndron edhe emri i lavdishëm “ARBEN BAJRAMI”.


    Para se të shpalosej kjo pllakë me emrin e heroit kombëtarë, organizatorët kishin shtruar një iftar, që më pas të vjen edhe ai momenti më i bukur i mbrëmjes, ku me flakadane të shumta nën syrin e nënës së dëshmorit kombëtarë, u përurua lagjja që tashmë e tutje do të mbajë emrin e pavdekshëm “ARBEN BAJRAMI”./Derveni.info

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Bërns: Fluturimi i aroplanëve për mirëseardhje në NATO shprehje e mbështetjes sonë të përhershme

    Fluturimi i aeroplanëve ushtarak amerikan sot mbi  Shkupin është shpehje e mbështetjes sonë të përhershme për Maqedoninë e Veriut...

    Kim Mehmeti: Mos lejoni të na mbajnë të lidhur si zagarë!

    Shkrimtari dhe publicisti Kim Mehmeti ka reaguar me një shenim në faqen e tij në facebook ndaj sjelljes së...

    Sot përfaqesuesit e Qendrës analitike “Abdilaqim Ademi” patën takim me përfaqësuesit e NDI

    Sot përfaqesuesit e Qendrës analitike “Abdilaqim Ademi” pranë Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Izet Mexhiti dhe z. Pishtar Lutfiu,...

    BDI: Shëndeti në vend të parë, respektoni masat e kujdesit

    Në mbledhjen e sotme të shtabit qëndror zgjedhor të thirrrur nga Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali...

    - Marketing -

    - Marketing -
    - Marketing -