Vendbanimi Saraj në disa pjesë vazhdon të mbetet tash e disa ditë pa energji elektrike. Banorët ankohen se askush nuk po intervenon që kjo gjendje të përmirsohet. Ata thonë se nuk mund të durojnë pa energji elektrike në këtë periudhë dimri. Nga EVN thonë se po punohet në sanimin e difektit, por banorët presin reagim sa më të shpejtë edhe nga Komuna e Sarajit.