More

    Nxënësit dhe ministria arrijnë kompromis për materialin mësimor të provimit shtetëror

    Arrihet kompromis ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Unionit të Shkollave të Mesme, për materialin mësimor që duhen nxënësit ta mësojnë në provimin shtetëror. Materiali do të jetë më i thjeshtë për shkak të pandemisë. Përfaqësuesi i Unionit të Shkollave të Mesme  Blendi Hodai, kërkoi që materiali i kërkuar për mësim nga nxënësit të jetë sa më i thjeshtë dhe i kapshëm.

    Blendi Hodai, përfaqësues i Unionit të Shkollave të Mesme

    “Kompromisi që e arritëm me Ministren e Arsimit është që materiali që është mësuar nga gjysma e dytë e vitit të tretë dhe vitit të katër të ketë pyetje më të thjeshta dhe materiali që do të përfshihen në maturën shtetërore të jetë më i thjeshtë në pjesën që ne kemi humbur për shkak të pandemisë”

    Hodai gjithashtu bëri të ditur se përfaqësuesit e të gjithë shkollave të mesme kanë bërë dy  kërkesa deri tek Ministria e Arsimit dhe Shkencës për zvogëlimin e numrit të lëndëve në provimin shtetëror gjegjësisht nga katër lëndë në dy lëndë, por kjo kërkesë këtë vit nuk do të realizohet, dhe kërkesa e dytë që tani më është e pranuar nga ana e Ministrisë, është që materiali i mësuar online gjatë kohës së pandemisë të mos përfshihet në maturën shtetërore.

    • Ai njëashtu tha se mësimi online gjatë kësaj kohe i përngjan një molle të kalbur, që nga jashtë duket e bukur për shkak të promovimit që është bërë nga qeveria dhe institucionet mësimore, por nga brenda është e kalbur, sepse sipas tij zinxhiri arsimor nuk funksionon siç duhet.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Covid-19/ 21 të vdekur ,444 raste të reja

    Në 24 orët e fundit janë kryer 2518 teste, ndërsa janë regjistruar 444 ratse të reja me Kovid 19-informon...

    Mos vendosni kamera në makinat, dënimi është 400 euro

    Policia ka paralajmëruar qytetarët se incizimi i palejuar me kamerë e vendosur në makinë është e dënueshme dhe sipas Ligjit për siguri...

    Protestojnë pronarët e kamp shtëpizave pranë Liqenit të Treskës, Bexheti i vendosur

    Pronarët e kamp shtëpizave pranë liqenit Treska vazhdojnë të kërkojnë nga Komuna e Sarajit të shfuqizoj lajmërimin për heqjen...

    Nga ky vit nuk do të importohen më vetura “Euro 4”

    Makina nën standardin EURO 5 nuk do të mund të importohen në Maqedoni. Qeveria përgatit rregulla të reja me...