More

    Nxënësit shqiptarë mësojnë në gjuhën maqedonase

    - Marketing -

    Dhjetëra nxënësve shqiptarë të shkollës fillore “Njegosh” në Idrizovë, tashmë disa vjet u mohohet e drejta që nga klasa e pestë e deri në të nëntën të ndjekin mësimet në gjuhën shqipe.

    Të revoltuar për këtë situatë, prindërit dhe fëmijët kanë bojkotuar mësimin dhe shtojnë se i njëjti do të vazhdojë deri në zgjidhjen e këtij problemi, njofton Alsat – M.
    Dëshirojmë që shkolla të vazhdojë deri në klasë të 9-të në gjuhën shqipe. Deri në të 5-tën mësojnë shqip, më pas duhet të regjistrohen në Gazi Babë. Domethënë duhet të udhëtojnë çdo ditë. Për një fëmijë 10 vjeçar të udhëtojë më autobus është shumë rëndë.”

    – Çfarë problem ka? Pse të mos shkosh në klasën e 6-të?
    – Sepse këtu është vetëm maqedonisht, dhe nuk na japin në klasën e 6-të edhe shqip.
    -Ti në çfarë gjuhe dëshiron të mësosh?
    –Shqip.

    Jemi duke bojkotuar mësimin pse nuk na jepet mundësia që të mësojmë në gjuhën shqipe deri në klasat e 9-të. Nuk na jepet leje që disa vite. Pengesa ka mbetur tek shkolla dhe tek kryetari i Komunës, i cili nuk i dërgon kërkesën Ministrisë së Arsimit”-tha Rizvan Seferi, prind.

    Prindërit akuzojnë drejtorin e shkollës, Nikolla Nastevski, se në listën që dorëzon në komunën e Gazi Babës, ul numrin e nxënësve shqiptarë. Komuna, duke u bazuar në atë listë, ku sipas prindërve figurojnë vetëm dy nxënës, thotë se nuk mund të hapet paralele për një numër aq të vogël.

    “Ekipet e gazetarëve shkuan deri tek zyra e drejtorit, pa praninë e kamerave, për të kërkuar sqarim prej tij, se vallë a ka kërkuar që të hapet edhe një paralele në gjuhën shqipe. Megjithatë në mënyrë shumë të pasjellshme i largoi ekipet e gazetarëve dhe u mbyll brenda në zyrën e tij”.

    Ministri i Arsimit, Arbër Ademi, shprehet se dikasteri që ai drejton është i gatshëm, që sapo Komuna e Gazi Babës të dorëzojë dokumentacionin dhe kërkesën e nevojshme, menjëherë të japë aprovim për hapjen e paraleles. Sjelljen e drejtorit të shkollës ndaj ekipeve të gazetarëve, ministri i arsimit e quan të pa tolerueshme dhe të pahijshme për një drejtues shkolle apo mësimdhënës.

    Askush nuk guxon të cenojë të drejtën e fëmijëve për të ndjekur mësimin në gjuhën amtare. Kemi pasur komunikim me kryetarin e Komunës së Gazi Babës dhe kemi kërkuar që seriozisht ta shqyrtojë këtë çështje dhe të dorëzojë kërkesën deri në Ministri të Arsimit, duke i siguruar që Ministria e Arsimit do të japë pëlqim që ajo kërkesë e prindërve edhe të jetësohet”-tha Arbër Ademi, ministër i Arsimit.

    I kontaktuar me telefon, kryetari i Gazi Babës, Boris Georgievski, komunë e cila edhe duhet të dorëzojë deri në ministri kërkesën për hapjen e paraleles, thotë se nuk është i informuar me këtë rast, andaj shton se pasi të marrë informacione më të detajuara, nesër do të dalë me qëndrim.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    A e dini se këto gjëra nuk duhet t’i mbani në banjo

    Disa produkte janë krijuar specifikisht për t’u mbajtur në banjë, ndërkohë disa të tjerë mund të jenë të rrezikshëm. Peshqirët Banja...

    Çulev konfirmon: Në Krushopek u konfiskua vetëm një kilogram kokainë, pjesa tjetër në shtet tjetër

    Ministri teknik për Punë të Brendshme, Naqe Çulev ka konfirmuar sot se gjatë aksionit të mbrëmshëm në Krushopek të...

    Regjim i posaçëm i komunikacionit gjatë ditëve të ardhshme në Shkup

    Për shkak të një feste fetare, nesër (21.02), si dhe gjatë fundjavës, nga ora 6 deri në orën 16:00...

    Zaev dhe Cipras fitues të Çmimit ndërkombëtar për paqe

    Ish kryeministrat i Maqedonisë së Veriut dhe i Greqisë Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras janë fitues të sivjetmë të...
    - Marketing -
    - Marketing -