More

    OH “El Hilal” shumë ndihma për fund të Ramazanit

    - Marketing -

    Ashtu siç u paralajmërua, OH “El Hilal” në fund të Ramazanit me një aksion shumë vëllimor e përmbylli aktivitetin e vet shumëdimensional të përgatitur për këtë muaj të bekuar. Ky aktivitet kryesisht u bazua në shpërndarjen e pakove me ndihmë në artikuj ushqimor dhe higjienik. Komisioni qendror për realizimin e aktiviteteve të Ramazanit i udhëhequr nga anëtari i Këshillit drejtues, Irfan Isaku në bashkëpunim me një afarist nga Shkupi, përgatitën ndihmë për gjithsej 1050 familje.


    Nga depoja qendrore e “El Hilal”-it, ku afaristi i mirënjohur, i cili vazhdimisht bashkëpunon me organizatën tonë, i dorëzoi ndihmat me kamionët e vet prej ku më pas u shpërndanë nga 10 degë të “El Hilal”-it në mbarë vendin. Ndihme morën 4 degët e Shkupit pastaj Kumanova, Tetova, Gostivari, Manastiri, Prilepi dhe Velesi. Kryetarët e 10 degëve, bashkë me aktivistët volonterë i pranuan ndihmat dhe me automjeter e aktivisteve të Organizatës bënë shpërndarjen e tyre. Ndarja e pakove do të përfundojë në ditën e arefes.
    Në këtë menyrë, “El Hilal”-i, edhe përkundër situatës së rëndë të krijuar nga pandemia Covid 19, arriti që vetëm gjatë muajit të Ramazanit të mbledhë dhe të shpërndajë ndihmë humanitare për rreth 1700 familje./Derveni.info

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Bërns: Fluturimi i aroplanëve për mirëseardhje në NATO shprehje e mbështetjes sonë të përhershme

    Fluturimi i aeroplanëve ushtarak amerikan sot mbi  Shkupin është shpehje e mbështetjes sonë të përhershme për Maqedoninë e Veriut...

    Kim Mehmeti: Mos lejoni të na mbajnë të lidhur si zagarë!

    Shkrimtari dhe publicisti Kim Mehmeti ka reaguar me një shenim në faqen e tij në facebook ndaj sjelljes së...

    Sot përfaqesuesit e Qendrës analitike “Abdilaqim Ademi” patën takim me përfaqësuesit e NDI

    Sot përfaqesuesit e Qendrës analitike “Abdilaqim Ademi” pranë Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Izet Mexhiti dhe z. Pishtar Lutfiu,...

    BDI: Shëndeti në vend të parë, respektoni masat e kujdesit

    Në mbledhjen e sotme të shtabit qëndror zgjedhor të thirrrur nga Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali...

    - Marketing -

    - Marketing -
    - Marketing -